Open Data Albania po hulumton mbi të dhëna statistikore që lidhen me veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Këto vepra janë të parashikuara në seksionin IX të Kodit Penal. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë. Ne total ky seksion përbëhet nga figura veprash penale të parashikuara në dymbëdhjetë nene. Veprat penale, të cilat kanë si objekt vendosjen e marrëdhënieve juridike dhe sociale për mbrojtjen e të miturit janë: Braktisja e Fëmijëve të Mitur, Keqtrajtimi i të Miturit, Mosdhënia e Mjeteve për Jetesë, Marrja e Padrejtë e Fëmijës, Ndërrimi i Fëmijëve, Fshehja ose Ndërrimi me Dashje i Fëmijës, Trafikimi i të Miturve dhe Shtytja e të Miturve në Krim.

Në total gjatë harkut kohor 2005-2015 janë shënuar 3411 procedime gjyqësore dhe 2927 të dënuar me vendim të formës së prerë, për veprat penale të këtij seksioni. Viti i cili shënon më shumë procedime gjyqësore është 2015, me 1207 procedime gjyqësore. Vihet re që dy vitet e fundit rastet sipas procedimeve gjyqësore vijnë duke u dyfishuar. Po në vitin 2015 është shënuar gjithashtu edhe numri më i madh i të dënuarve me vendim të formës së prerë, saktësisht 1127 të tillë.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Neni 130 pika a, Dhuna në Familje, nen i integruar në Kodin tonë Penal pas vitin 2012 është një nga nenet me më shumë raste të procedura në vitet e fundit. Vetëm në vitin 2015 janë shënuar 795 raste. Ndërsa në katër vite që ky nen ka funksionuar totali i çështjeve gjyqësore është 1642 dhe numri i autorëve të dënuar 1612.

Dhuna në Familje nuk i referohet vetëm veprimeve fizike me karakter dhunues por edhe presioneve psikologjike. Konkretisht, neni 130/a parashikon si veprime me natyrë penale  rrahjen, kanosjen serioze për vrasje ose plagosje të rëndë dhe plagosjen e kryer me dashje. Këto veprime do të përbëjnë vepër penale vetëm kur kryhen ndaj subjekteve të parashikuar shprehimisht nga dispozita, bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Një vepër tjetër penale mjaft problematike sa i takon respektimit të individit në familje, është neni 130 Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë. Ky nen shënon përkatësisht 269 cështje në gjykata për vitin 2014 dhe 215 për vitin 2015. Rastet e shënuara kanë ardhur në rritje duke dëshmuar si problematikat e shoqërisë shqiptare kundrejt respektit të ndërsjellët në cështje të martesës edhe referimin dhe ndërgjegjshmin për të mos u cenuar në lirinë individuale për zgjedhje.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Ndërrimi i Fëmijëve neni 128 (pakujdesi) dhe Fshehja ose Ndërrimi me Dashje i Fëmijëve neni 128 pika a, janë 2 vepra penale me gjithsej 14 cështje gjyqësore. Konkretisht, për Ndërrimin e Fëmijëve ka 7 çështje gjyqësore dhe 5 autorë, ndërsa për Fshehjen ose Ndërrimin me Dashje të Fëmijëve ka 7 çështje gjyqësore dhe 2 autorë. Problematike mbeten rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur me 71 cështje gjyqësore për dhjetë vitet nën analizë.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Mosdhënia e Mjeteve për Jetesë është një vepër penale me vëllim procedimesh gjyqësore dhe një trend rritjeje në vitet e fundit. Vetëm në vitin 2015 janë proceduar 139 çështje gjyqësore dhe 65 autorë. Vërehet një hendek i  madh i numrit të çështjeve dhe autorëve për këtë vepër penale dhe veprave të gjithë seksionit, si rezultat i pushimit të çështjeve apo mosdeklarimit fajtor të të pandehurit.


Burimi:Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA

Keqtrajtimi i të Miturit është një tjetër vepër penale, e cila është parashikuar si e tillë nga ligjvënësi në vitin 2008. Përmes saj garantohet mirëqenia fizike dhe psikologjike e çdo personi nën 18 vjeç.  Kjo vepër  përbën kundërvajtje penale dhe konsumohet nga një rreth i caktuar subjektesh, nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të. Nga viti 2008 deri në vitin 2015 janë shënuar 26 procedime gjyqësore dhe 23 autorë për këtë vepër.

Shtytja e të Miturit në krim është një tjetër vepër penale, e cila rrezikon realisht pozitën e të miturit sepse ky i fundit përdoret si një mjet për të realizuar qëllimet kriminale të shtytësit. Në gjykatë janë paraqitur 22 çështje penale prej të cilave derivojnë 17 autorë.

Kontribuoi: Kejsi Kosta