Në vitin 2014 femra të dënuara me vendim gjykate numërohen 401 ndërsa në 2015 numri është dyfishuar me 881 raste gra apo vajza të dënuara. Rritja e kriminalitetit në vitin 2015 kundrejt vitit 2014 përkon edhe me ashpërsimin e politikës penale për vepra që lidhen me përvetësimin e energjisë elektrike apo ndërtimet e paligjshme.
Vepra penale të kryera nga femrat në vitet 2014-2015
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD 2005-2012 dhe 2014,2015
Koment: ODA
Paragrafi i parë parashikon vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimin i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër te paligjshme dhe te paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, te kryera me qëllim përfitimi të paligjshëm. Ligjvënësi ka parashikuar dënim me burgim deri në 3 vjet.
Paragrafi i dytë i nenit 137 parashikon rastin kur vepra penale kryhet me një nga rrethanat si bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jo familjarë të energjisë elektrike apo të rrjetit të shërbimit telefonik. Kjo figurë e veprës penale dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Në vitin 2015 me rrethana rënduese janë dënuar 42 gra për këtë figurë vepre penale. Ushtrimi i Prostitucionit vijon të mbetet një nen penalizues.
Megjithëse shumë vende nuk e konsiderojnë ushtrimin e prostitucionit si vepër penale, Ligjvënësi shqiptar vijon ta konsiderojë gruan në pozitat e punëtores së seksit, si autore e një veprimi penal dhe jo si viktima të një fenomeni. Për Ushtrim Prostitucioni Neni 113, në vitin 2015 u dënuan 15 femra ndërsa në vitin 2014 janë 7 raste dënimesh. Në nëntë vite të fundit në total janë dënuar 254 femra për këtë vepër penale, mesatarja për çdo vit është 28. Politika penale për këtë lloj veprimi ka qenë edhe më e ashpër në vitet 90.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD 2005-2012 dhe 2014,2015
Koment: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD 2005-2012 dhe 2014,2015
Koment: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD 2005-2012 dhe 2014,2015
Koment: ODA
Veprat penale që kryhen nga femrat të grupuara sipas krerëve 2014,2015
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD 2005-2012 dhe 2014,2015
Koment: ODA