Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitit 2019 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (linkon) të dhëna për tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Raporte Gjinore për Zotërues dhe Administrator të këtyre shoqërive. Raportet gjinore do të evidentohen sipas numrit të shoqërive dhe kapitalit të tyre të zotëruar nga dy grupet gjinore femra meshkuj.
Shoqëri Biznesi të themeluara në 2019 sipas zotërimit me 100% te kapitalit nga një grup gjinor. Në vitin 2019 në vend janë regjistruar 3 291 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Grupi gjinor femra zotëron e vetme në masën 100% të kuotave apo kapitalit të shoqërisë një numër prej 405 shoqërish ose 12.31% e totalit. Numri i shoqërive të zotëruara plotësisht nga grupi gjinor meshkuj është 2 305 shoqëri apo 70.4 % e totalit të shoqërive të themeluara në vitit 2019. Pjesa tjetër shoqërive të themeluara në vitin 2019 konkretisht 578 shoqëri ose 17.65% zotërohen nga subjekte juridike shoqëri dhe entitete të tjera ose janë shoqëri të zotëruara miks (individ dhe shoqëri zotëruese).
Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania
Nëse vlerësojmë numrin dhe peshën e subjekteve që zotërohen për më shumë se 50% të kapitalit nga njëri grup gjinor, të dhënat flasin me raporte ku shoqëri të kontrolluara nga zotëruese të grupit gjinor femra janë 14.31% e totalit ndërsa nga grupi gjinor meshkuj kontrollohen me paketë kontrolli mbi 50% e kuotave 74.26% e subjekteve. Pjesa tjetër e shoqërive mbi 50% e kapitalit është nën zotërimin e Subjekteve Juridike ose në një zotërim miks ku asnjëri grup nuk zotëron 50%.
Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania
Raporti për grupin gjinor femra rezulton më minor nëse shohim se sa është totali i kapitalit të shoqërive të biznesit të zotëruar nga femrat për shoqëri tregtare të regjistruara në vitin 2019. Në këtë rast kemi vlerësuar edhe kapitalin në shoqëri të zotëruara nën 50% nga grupi gjinor, pra çdo lloj kapitali të zotëruar nga femrat në shoqëri të themeluara në 2019. Shoqëritë e themeluara dhe regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë Vitit 2019, kanë një kapital aksionar dhe vlerë kuotash në total prej 8 970 697 392.82 (tetë miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) Lekë. Ky kapital zotërohet nga aksionere apo ortake femra në vlerën 582 218 205 (pesëqind e tetëdhjetë e dy milion e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e pesë lekë). Kjo përkon me vetëm 6.49% të totalit. Meshkujt zotërojnë 27.09 përqind dhe pjesa tjetër 26.29% zotërohet nga subjekte juridike shoqëri dhe entitete.
Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania
Lista e subjekteve të zotëruara sipas grupeve gjinore është e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirëstrukturar të shoqërive të themeluara gjatë 2019 mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania.
Një tregues tjetër statistikor që po hulumtojmë për shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2019, është edhe numri apo pesha e shoqërive të biznesit administrimi i të cilave u është besuar femrave. Nga 3 291 shoqëri të themeluara vetëm 605 ose 18.38% e totalit administrohen nga femrat. Tetëdhjetë përqind e subjekteve të themeluara në vitit 2019 është nën administrimin e meshkujve. Në 40 shoqëri zotëruesit kanë zgjedhur më shumë se një administrator me nga një përfaqësues nga secili grup gjinor.
Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania
Open Data Albania po publikon edhe indikatorë të tjerë që lidhen me shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2019. Treguesit bëjnë të njohur origjinën e kapitalit të shoqërive si kapital vendas apo i huaj sipas origjinës së zotëruesit; shpërndarjen e shoqërive sipas rretheve; sipas formës ligjore, sipas statusit në vitin e parë të regjistrimit dhe sipas pronësisë private apo shtetërore.
Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.
Shkarko excel: Zotërimi i Shoqërive të Biznesit të Regjistruara gjatë 2019 sipas Grupeve Gjinore Femra dhe MeshkujKomente dhe Analiza: Open Corporates Albania