Open Data Albania ka hulumtuar të dhënat për subjektet që kanë lidhur kontrata me njësitë e qeverisjes vendore nga korriku i vitit 2015 deri në 30 janar 2017. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e  aktiviteteve të projektit “Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike” projekt që mbështetet nga LevizAlbania.

Hulumtimi është realizuar për prokurime të shpallura dhe finalizuara nga korriku i vitit 2015 deri në datën 20 janar 2017. Korriku 2015 është data e fillimit të funksionimit të Bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative. Subjekte Biznesi apo ekonomike janë konsideruar të gjithë subjektet e regjistruar si persona fizik apo si shoqëri biznesi. Si subjekte të zotëruara nga femra janë konsideruar të gjitha ato shoqëri dhe subjekte ku një grua ka aksione apo kuota. Në analizë janë marrë edhe subjekte të administruara nga një Femër duke tentuar të vlerësojmë edhe aftësitë drejtuese të grave. Kontrata me Bashki apo Njësi të qeverisjes vendore, janë konsideruar të gjitha kontratat e realizuara me prokurim publik nga Bashkitë, institucionet e tyre të vartësisë dhe shoqëritë apo ndërmarrjet ku pushteti vendorë ka aksione dhe kuota.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte evidentimi i subjekteve të administruara apo zotëruara nga një femër dhe pesha apo fuqia e tyre në procesin e ndarjes së parave publike përmes kontratave me Bashkitë. Përmes prokurimeve publike përzgjidhen subjekte ekonomike që realizojnë punë, furnizime dhe shërbime publike me para të taksapaguesve.

Nga totali i kompanive që kanë fituar kontrata me bashkitë për periudhën në fjalë, subjekte që janë në pronësi vetëm të femrave janë 101, subjekte në pronësi të përbashkët meshkuj- femra janë 35 subjekte, ndërsa subjekte në pronësi të meshkujve por që administohen nga femra janë 8 subjekte. Në total, janë 144 subjekte që drejtohen apo zotërohen nga femra, që kanë lidhur kontrata të ndryshme me baskitë.


Burimi: QKR; Open Procurement Albania dhe Open Corporate Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga subjektet me pronësi femër, ose të paktën një femër, 61 prej tyre, ose 44.85% janë të regjistruara si persona fizikë dhe 55.15% si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndryshe është për subjektet meshkuj, ku vetëm 32% e tyre janë persona fizikë. Pesha e lartë e bizneseve të drejtuara nga femrat, që janë persona fizikë, nënkupton që përgjithësisht kemi të bëjmë me subjekte të vogla, që rrjedhimisht punojnë me kontrata jo të mëdha, ndryshe nga meshkujt. 

Renditje sipas vlerës së kontratave me Bashki, pesë subjektet më të mëdha, që kanë të paktën një ortake/aksionare femër, korrik 2015-janar 2017

Burimi: QKR; Open Procurement Albania dhe Open Corporate Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Asnjë nga shoqëritë femra nuk ka ndonjë marrëveshje koncesionare, apo projekt partneriteti publik privat. Një listë të plotë të 50 subjekteve më të mëdha kontraktore, me të paktën një aksioner femër, sipas vlerës, e gjeni në tabelën më poshtë.

Renditje e subjekteve ekonomike femër sipas  vlerës fituese i 50 subjekteve më të mëdha, që kanë të paktën një ortake/aksioneve femër, korrik 2015-janar 2017

Burimi: QKR; Open Procurement Albania dhe Open Corporate Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky artikull publikohet në kuadër të projektit ‘Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike’ projekt që mbështetet nga LevizAlbania – Për një demokraci të fortë vendore.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E