Blerja e rreth 1% aksione në një bankë të nivelit të dytë nga deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza në emër të gruas së tij, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrethet mediatike.

Kjo për shkak të shumës së madhe për të cilën po diskutohej, por edhe prej raportimeve të para se shumicën kësaj shume prej 1 miliardë lekë (të vjetra), ai nuk e kishte deklaruar në vitin 2013 kur la gazetarinë për tiu futur politikës.

Panorama Online kontrolloi faqen ?Open Spending Albania?, në të cilën ndodhen online të gjitha deklaratat e zyrtarëve të lartë, të depozituara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Nëse klikon në emrin Alfred Peza, rezulton se në vitin 2013, kur ka bërë deklarimin pasi mori mandatin e deputetit, ai ka pasur si kursime nga të ardhurat në vite një shumë prej 95 milion lekë ë reja, e cila në 31 dhjetor (pra 4 muaj pasi ishte bërë deputet), u rrit në 97 milion lekë.

?Të ardhura ne vlerën 2 028 807 lekë (dy milion e njëzet e tetë mijë e tetëqind e shtatë lekë) nga Interesat Bankare nga Depozitë Bankare në Lekë e bashkëshortes, në bankën Intesa San Paolo sipas maturimit në periudhën 9 shtator deri 31 dhjetor 2013. Në momentin e marrjes së detyrës nga zoti Peza, depozita ishte me vlerë 95 750 570 Lekë (nëntëdhjetë e pesë milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë lekë), dhe u bë në 31 dhjetor 2013 97 779 377 lekë)nëntëdhjetë e shtatë milion e shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë lekë). Burimi i Krijimit kursime të bashkëshortëve në vite plus interesa të maturuar?, thuhet në përllogaritjet që ka bërë në atë kohë ?Open Spending Albania?.