Open Data ka bërë publike pasuritë e tre ministreve të qeverisë Rama, Lindita Nikollës, Mimi Kodhelit dhe Milena Haritos. Ajo që bie në sy është se Lindita Nikolla dhe Mimi Kodheli kanë të deklaruar vetëm pagat e tyre si edhe të bashkëshortëve, ndërsa Milena Harito ka nën pronësi ose bashkëpronësi edhe disa biznese. 

Ndër të tjera Milena Harito rezulton bashkëpronare në një shtëpi në Francë me vlerën 905.000 Euro si dhe një dyqan në Tiranë me vlerë 10 200 000. Më poshtë janë tabelat me deklarimin e pasurive të tyre.