Nga ajo që vihet re nga këto deklarata shumica e ministreve dhe ish-ministreve kanë si burim pasurie pagesat e bonuset nga puna e tyre apo e bashkëshortëve.
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito del të jetë një nga gratë më të pasura të kabinetit Rama. Zonja Harito veç të ardhurave të saj nga puna ka edhe të ardhura të mëdha nga pronat që ka në Francë të cilat i jep me qira.
Po kështu të ardhura nga qiradhënia nga pronat, por këtë herë në Shqipëri, përfiton edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka dhënë disa apartamente me qira. Edhe ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka të ardhura nga një objekt që e jep me qira.
Shumica e ministreve dhe ish-ministreve kanë disa llogari bankare, përveç ish-ministres së Mirëqenies Sociale dhe Punësimit, Olta Xhaçka që veç pagës nuk ka të ardhura të tjera.