Në kuadër të projektit Para, Qeverisje dhe Politikë (Money, Government and Politics), në portalin Spending Data Albania janë vendosur të dhëna të mirë strukturuara që përkojnë me deklarimin vjetor të pasurisë së Zyrtarëve të Nivelit të lartë në vitin e fundit të raportimit 2016.

Konkretisht më poshtë janë deklarime vjetore të pasurisë së Zonjave Ministre në Kabinetin Rama si më poshtë:

1.     Lindita Nikolli

2.     Mimi Kodheli

3.     Milena Harito

4.     Ermonela Felaj

5.     Mirela Kumbaro

6.     Klajda Gjosha

7.     Milva Ekonomi

8.     Eglantina Gjermeni

9.     Ogerta Manastirliu

10.  Olta Xhacka

Përmes deklarimit të pasurisë në një vit kalendarik zbardhen edhe të dhëna mbi lidhje dhe interesa ekonomike të funksionarëve të lartë dhe të afërmve të tyre sikurse profile dhe poste profesionale të personave të certifikatës së familjes. Të tjera deklarime ju i gjeni në rubrikën Para dhe Pushtet. Ky projekt realizohet nga organizata AIS promotore e Open Data Albania.

Open Data ka bërë publike edhe pasuritë e Lindita Nikollës, Mimi Kodhelit dhe Milena Haritos.

Dy të parat duket se kanë të deklaruara vetëm pagat e tyre si ministre, ato të bashkëshortëve dhe bonuset.

Ndërsa ndryshon puna me Milena Harito, pasi paga si ministre dhe të ardhurat e tjera nga kjo detyrë, duket se janë të ardhura dytësore. Harito ka deklaruar një sërë të ardhurash nga pasuri të ndryshme në Francë.

Kështu nga deklarimet e bëra, ministrja Milena Harito është edhe më e pasura se Lindita Nikolla dhe Mimi Kodheli.