Duke qenë se, në formularin e deklarimit të të dhënave në QKB, raportohet vetëm në lidhje me Administratorët, Ortakët, Këshillin Administrimit dhe/apo Këshillim Mbikëqyrës, edhe kuptimi i termit “administrim” në këtë artikull merr në konsideratë këto grupe administratorësh.
Në bazë të ekstrakteve të shoqërive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, administrimi i këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë janë të themeluara si subjekte juridike të të gjitha formave (sh.p.k, sh.a, sh.k.k) me një dhe dy nivele organizimi (për sh.a-të), në përputhje me ligjin “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Në kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dominojnë administratorët e gjinisë mashkullore me shtetësi shqiptare. 15 kompanitë e lidhura me bankat së bashku kanë gjithsej 31 administratorë, prej të cilëve 22 janë meshkuj (ose 71%) dhe 9 janë femra (ose 29%). 3 drejtues (ose 10%) janë me origjinë të huaj që punojnë e jetojnë në Shqipëri ndërsa, 28 (ose 90%) janë administratorë vendas.
Në kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dominojnë anëtarët e këshillave drejtues të gjinisë mashkullore me shtetësi shqiptare. 15 kompanitë e lidhura me bankat së bashku kanë gjithsej 43 anëtarë të këshilli drejtues, prej të cilëve 26 janë meshkuj (ose 60.5%) dhe 17 janë femra (ose 39.5%). 9 anëtarë (ose 21%) janë me origjinë të huaj ndërsa, 34 (ose 79%) janë anëtarë vendas. Të gjitha kompanitë e lidhura me bankat që janë të organizuara si shoqëri aksionere (sh.a) janë në përputhje me nenet 155, pika 1 dhe 167, pika 4 të ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” sipas të cilave këshilli i administrimit dhe këshilli mbikëqyrës përbëhet nga të paktën 3 apo një numër më i madh, por jo më shumë se 21 anëtarë. Kompania e lidhur me bankat që ka numrin më të madh të administratorëve është Unioni Shqiptar i Kursim Kreditit me 9 administratorë (29% e rasteve), e ndjekur nga DV-Altourist Hoteliers me 5 administratorë (16% e rasteve), katër kompani me nga 2 administratorë (26% e rasteve) ndërsa nëntë kompani me nga 1 administrator të vetëm (29% e rasteve). Kompania e lidhur me bankat që ka numrin më të madh të anëtarëve të këshillit drejtues është Raiffeisen Invest me 8 anëtarë (18.6% të rasteve), e ndjekur nga AK-Invest dhe Credins Invest me nga 5 anëtarë (23.3% të rasteve), dhe shtatë kompani me nga 3 anëtarë (rreth 49% të rasteve). DV-Altourist Hoteliers dhe Saudi Brothers Commercial Company nuk kanë asnjë anëtar të këshillit drejtues pasi janë në proces likuidimi;
Kompanite e Lidhura me Bankat sipas nr. te Administratoreve
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Kompanite e Lidhura me Bankat sipas nr. te Anetareve te Keshillave Drejtues
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
12 kompani të lidhura me bankat (80% e rasteve) kanë të paktën një prej anëtarëve të këshillit drejtues mashkull, ndërsa vetëm 6 kompani (40% e rasteve) kanë të paktën një anëtare femër. 7 kompani të lidhura me bankat (46.7% e rasteve) i kanë të gjithë anëtarët e këshillit drejtues meshkuj, ndërsa vetëm 1 kompani (6.7% e rasteve) i ka të gjithë anëtarët e këshllit drejtues femra;
Administrimi i Kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte ne Shqipëri – Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Tre kompani të lidhura me bankat (20% e rasteve) kanë në strukturën e tyre të paktën një administrator me shtetësi të huaj (të gjithë meshkuj), ndërsa 14 kompani të lidhura me bankat (93.3% e rasteve) kanë të paktën një administrator me shtetësi shqiptare (19 meshkuj dhe 9 femra).
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA