Open Data Albania po hulumton mbi Strukturën e Kapitalit Aksionar të Kompanive të Lidhura me Bankat e Nivelit të Dytë. Në kuptim të këtij hulumtimi termi kompani e lidhur është në përputhje me ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit: persona të lidhur (ndër të tjera) janë dy ose më shumë persona, të lidhur mes tyre në një marrëdhënie bashkëkontrolli (neni 9.1, pika c); persona me një marrëdhënie të veçantë me bankën janë (ndër të tjera) aksionerët e bankës, të cilët zotërojnë 5 për qind ose më shumë të kapitalit (neni 9.2, pika a)

Në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga ekstraktet e kompanive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, struktura dhe vlera e kapitalit aksionar të kompanive të lidhura të Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, ku me kapital nënkuptojmë kapitalin e  paguar të paraqitur në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Janë rreth 15 kompani të lidhura me 6 banka bankat e nivelit të dytë. 10 banka nuk kanë kompani të lidhura që operojnë në Republikën e Shqipërisë; Vlera totale e kapitalit aksioner të 15 kompanive të lidhura me bankat arrin në nivelin e rreth 3.8 miliardë Lekë, ose rreth 28 milionë Euro; Bazuar në madhësinë e kapitalit të paguar, kompania e lidhur me bankat që ka kapitalin më të madh është shoqëria Credins Leasing (e lidhur me Bankën Credins) me rreth 24.4% të totalit, e shoqëruar nga shoqëria DV- Altorurist Hoteliers (e lidhur me Bankën Raiffeisen) me rreth 17.8% të totalit, shoqëria A.F.C. (e lidhur me Bankën Credins) me 14.6% të totalit, shoqëria Ak-Invest (e lidhur me Bankën Credins) me 14% të totalit dhe Tirana Leasing (e lidhur me Bankën Tirana) me 10.5% të totalit të kapitalit të kompanive të lidhura me bankat. Kompanitë e tjera të lidhura kanë një kapital të papërfillshëm.

Struktura e Kapitalit Aksionar te kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Rreth 8 kompani (53% e rasteve) janë të lidhur me Bankën Credins, e shoqëruar nga 3 shoqëri (20% e rasteve) janë të lidhura me Bankën Raiffiesen, kurse secila prej shoqërive të tjera është e lidhur me një bankë të ndryshme; 8 kompani (ose 53% e rasteve) janë shoqëri bija ose filiale të bankave të nivelit të dytë në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 7 kompanish (ose 47% e rasteve) janë aksionere në strukturën e kapitalit të bankave të nivelit të dytë në vend;


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Tetë kompani (53% e rasteve) të lidhura me bankat janë të organizuara sipas formës ligjore shoqëri aksionare (Sh.a), ndërsa 6 prej tyre (41% e rasteve) janë të organizuara si shoqëri me pronësi të kufizuar (Sh.p.k). 1 kompani e lidhur me bankat është e organizuar si shoqëri kursim-krediti (Sh.k.k); Vetëm 1 nga të 15 kompanitë e lidhura me bankat (6% e rasteve) është me pronësi mikse mes kapitalit privat dhe atij shtetëror, ndërkohë që gjithë të tjerat kanë me kapital privat;

Të dhëna mbi Strukturën e Kapitalit të Kompanive të Lidhura me Bankat e Nivelit të Dytë në Shqipëri



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Numërohen rreth 46 aksionerë në të 15 kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, që zotërojnë në total prej rreth 8.6 milionë aksionesh. 23 aksionerë të kompanive të lidhura me bankat e nivelit të dytë janë persona juridikë të formave të ndryshme (shoqëri aksionare, shoqëri me pronësi të kufizuar dhe shoqëri kursim-krediti) që zotërojnë rreth 45.7% të totalit të kapitalit, ndërsa rreth 23 aksionarë janë persona fizikë dhe zotërojnë rreth 54.3% të totalit të kapitalit; Kompanitë e lidhura me bankat me numrin më të madh të aksionarëve janë Credins Leasing me 14 aksionarë e ndjekur nga Unioni i Kursim Kreditit me 10 aksionarë. Pjesa tjetër e kompanive të lidhura me bankat (87% e rasteve) kanë 1 deri në 3 aksionarë;