Kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin në 8 sektorë të ekonomisë së vendit duke përfshirë tregun financiar, farmaceutikën, bujqësinë, turizmin, tregtinë dhe industrinë; Rreth 10 kompani të lidhura me bankat (67% e rasteve) ushtrojnë aktivitetin vetëm në një sektor (tregun financiar), ndërsa 2 prej tyre (13.3% e rasteve) e ushtrojnë aktivitetin në 2 sektorë njëherësh. 3 kompanitë e tjera (20% e rasteve) e ushtrojnë aktivitetin në 3, 4 dhe 5 sektorë njëherësh.
11 kompani të lidhura me bankat (74%) ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme të sektorit të Tregut Financiar. 4 kompani të lidhura me bankat (27%) ushtrojnë aktivitet të sektorit të Tregtisë (import-eksport dhe shitje me shumice apo pakicë). 3 kompani (20%) ushtrojnë aktivitet në sektorin e Turizmit. 2 kompani (13.3%) ushtrojnë aktivitet në sektorin e Transportit. 2 kompani të tjera (13.3%) ushtrojnë aktivitet në sektorin e Ndërtimit. Ndërsa kompanitë e tjera ushtrojnë aktivitet një e nga një në sektorët Industri, Bujqësi e Farmaceutikë;
Fusha ku janë më aktive kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë janë kredidhënia me 5 kompani që e ofrojnë, e ndjekur nga qiraja financiare dhe veprimtaria tregtare (import-eksport, tregti me pakicë-shumicë) me nga 4 kompani secila që e ofrojnë. Vijon me Këmbimin Valutor, Këshillimin Financiar, Transportin dhe Hoteleri-Turizmi me nga 3 kompani secila që e ofrojnë;
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Bazuar në origjinën e kapitalit të kompanive të lidhura me bankat, rezulton se rreth 6 kompani (40% e numrit total) kanë një kapital me origjinë shqiptare, i cili përbën rreth 53% të totalit të kapitalit. 5 kompani (33% e numrit total) kanë një kapital me origjinë të huaj, i cili përbën rreth 22% të totalit të kapitalit, ndërsa 4 kompani (27% e numrit total) kanë një kapital me origjinë mikse (shqiptare dhe të huaj), i cili përbën rreth 25% të totalit të kapitalit;
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA
Shtrirja gjeografike e kompanive të lidhura me bankat e nivelit të dytë është shumë e përqendruar. Kështu rreth 14 kompani ose 93.3% e rasteve e kanë selinë e tyre në Tiranë, ndërkohë që vetëm 1 kompani e ka selinë në Vlorë. Asnjëra prej kompanive nuk rezulton të ketë degë apo shtrirje nëpër qytetet e tjera, ndryshe nga selia e regjistrimit.
Statusi i regjistrimit në regjistrin e QKB i 11 kompanive (ose 74% e rasteve) të lidhura me bankat e nivelit të dytë që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri është “aktiv”, ndërkohë që 2 prej tyre (Saudi Brothers Commercial Company dhe Tirana Leasing) janë me status “në likujdim e sipër”, ndërsa 2 të tjera (Credins Leasing dhe Sogelease Albania) janë likuiduar për shkak të bashkimit me përthithje me bankat që kanë pasur si aksionere mëma;
Fusha e Aktivitetit dhe Origjina e Kapitalit te Kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte – 15 Mars 2017
Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA