Open Data Albania po hulumton mbi Auditimin Ligjor të Shoqërive të Lidhura me Bankat e Nivelit të Dytë. Në kuptim të këtij hulumtimi termi kompani e lidhur është në përputhje me ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit: persona të lidhur (ndër të tjera) janë dy ose më shumë persona, të lidhur mes tyre në një marrëdhënie bashkëkontrolli (neni 9.1, pika c) dhe persona me një marrëdhënie të veçantë me bankën janë (ndër të tjera) aksionerët e bankës, të cilët zotërojnë 5 për qind ose më shumë të kapitalit (neni 9.2, pika a).

Sipas nenit 2, të ligjit nr.10 091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”: Auditim Ligjor është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, ndërsa Shoqëri Auditimi është një person juridik, i regjistruar dhe i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore në përputhje me kriteret e parashikuara në këtë ligj.

Në bazë të ekstrakteve të kompanive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, auditimi ligjor i këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Janë gjithsej 12 shoqëri auditimi dhe rreth 6 Ekspertë Kontabël të Autorizuar (EKA janë persona fizikë individë të cilët në bazë të legjislacionit në fuqi kryejnë auditime ligjore njëlloj si shoqëritë e auditimit) që kanë realizuar gjithsej 79 auditime për të gjitha kompanitë e lidhura me bankat e nivelit të dytë në dekadën e fundit, ndërkohë që në 53 raste nuk ka të dhëna për auditimin e këtyre kompanive në periudhën 2007-2016. Disa prej këtyre kompanive kanë ushtruar aktivitetin vetëm në një segment të caktuar kohor të periudhës 2007-2016;

Audtimi Ligjor i Kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte ne periudhën 2007-2016




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Për shkak të formës ligjore të organizimit të tyre (Sh.A kundrejt Sh.P.K), jo të gjitha kompanitë e lidhura me bankat e kanë pasur të detyrueshëm procesin e auditimit ligjor. Nga hulumtimi i ODA, rezulton se jo të gjithë kompanitë e lidhura me bankat të organizuara si sha respektojnë detyrimin ligjor të auditimit të paktën një herë në vit, ashtu siç rezulton që edhe pse nuk e kanë me detyrim, një pjesë jo e vogël e kompanive të lidhura me bankat të formës ligjore ShPK kryejnë auditim ligjor me frekuencë të kënaqshme.

Janë 8 sha të lidhura me bankat (ose 53.3%e rasteve) të cilat kanë pasur rreth 53 auditime (ose 66.7% të totalit) në periudhën 2007-2016 të realizuara me 16 shoqëri audituese (77% e rasteve) dhe 8 individë EKA. Gjithashtu, 7 ShPK të lidhura me bankat (ose 46%e rasteve) të cilat kanë pasur rreth 26 auditime (ose 33% të totalit) në periudhën 2007-2016 të realizuara me 5 shoqëri audituese (23% e rasteve) dhe 10 individë EKA.

Audtimi Ligjor i Kompanive të Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte ne periudhën 2007-2016



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Kompanitë e lidhura me bankat nuk preferojnë shumë të ndryshojnë shpesh shoqërinë audituese apo individin EKA me të cilin bashkëpunojnë. Jo në pak raste edhe kompanitë e lidhura me bankat që janë ShA bashkëpunojnë me individë EKA (në rastet kur kanë qenë fonde pensioni p.sh. RZB dhe Credins). Ndërkohë që edhe kompanitë e lidhura me bankat të formës ShPK përveç auditimeve ligjore me individë EKA, realizojnë auditime edhe me shoqëri auditimi kryesisht për shkak të marrëdhënieve kreditore që kanë me sistemin bankar. 5 kompani të lidhura me bankat (34% e rasteve), kryesisht ShA, kanë bashkëpunuar me 2 shoqëri audituese, ndërkohë që kompanitë e tjera kanë bashkëpunuar me nga 1 ose me nga 3 shoqëri audituese. 6 kompani të lidhura me bankat (kryesisht ShPK), nuk kanë bashkëpunuar me asnjë shoqëri audituese, por disa prej tyre kanë preferuar individët Ekspert Kontabël të Autorizuar;

Tetë kompani të lidhura me bankat (ose 53.3% e rasteve) kanë bashkëpunuar vetëm me shoqëritë e auditimit për të realizuar auditimin ligjor. 5 kompani të tjera (ose 33.4% e rasteve) kanë bashkëpunuar edhe me shoqëri auditimi, edhe me individë EKA. Vetëm 1 kompani ka bashkëpunuar vetëm me individë EKA, ndërsa vetëm 1 kompani (e formës ShPK) s’ka realizuar asnjë auditim ligjor (nuk e ka detyrim ligjor). Rreth 13 kompani të lidhura me bankat (42% e rasteve të auditimit) kanë preferuar të kryejnë një auditim ligjor në vijimësi 2 ose 3 vjeçare me të njëjtën firmë apo individ EKA, ndërsa në 13 raste auditimi ka qenë i izoluar vetëm me një kompani auditimi të ndryshme, pa pasur vijimësi, duke ndryshuar audituesin nga viti në vit. Vetëm njëra prej kompanive të lidhura me bankat (9% e rasteve të auditimit) e ka aplikuar afatin e plotë ligjor 7 vjeçar për bashkëpunimin me një auditues të vetëm;


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA




Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA


Tregu i audtimit ligjor të kompanive të lidhura me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për periudhën 2007-2016 dominohet në masën 50% nga katër shoqëri e mëdha audituese e kryesuar nga Deloitte Albania shpk (17 auditime ose 22%), PWC Albania (8 auditime ose 10%), të shoqëruara nga KPMG Albania shpk dhe Ernst & Young Albania (me nga 7 auditime ose me nga 9% të tregut secila). Ndërkohë që edhe numri i auditimeve të realizuara nga individët EKA për kompanitë e lidhura me bankat është i konsiderueshëm me 18 auditime ose rreth 22.8% të rasteve. Janë 5 kompani që kanë realizuar vetëm nga 1 auditim secila duke përbërë rreth 6.33% të të gjithë auditimeve në periudhën 2007-2016;

Shoqëritë e auditimit që kanë bashkëpunuar me më shumë kompani të lidhura me bankat janë Deloitte Albania dhe KPMG Albania me nga 4 kompani secila të ndjekura nga Ernst & Young me 3 kompani. Janë 7 kompani (46.7%) që kanë bashkëpunuar për auditimin ligjor me individë EKA, ndërkohë që janë 5 kompani që kanë realizuar vetëm nga 1 auditim në vetëm 1 kompani të lidhur me bankat e nivelit të dytë për periudhën 2007-2016.

Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Audtimi Ligjor i Kompanive të Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte sipas Shoqerive te Auditimit ne periudhen 2007-2016



Burimi: QKB
Komentet dhe Analiza: ODA

Janë 7 kompani (46.7%) që kanë bashkëpunuar për auditimin ligjor me individë EKA, ndërkohë që janë 5 kompani që kanë realizuar vetëm nga 1 auditim në vetëm 1 kompani të lidhur me bankat e nivelit të dytë për periudhën 2007-2016.