Open Data Albania po hulumton mbi Frekuencën e Ndryshimit të Pronësisë dhe Fitimin e Shoqërive të Lidhura me Bankat e Nivelit të Dytë. Në kuptim të këtij hulumtimi termi shoqëri e lidhur, është në përputhje me ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 Për Bankat në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit: persona apo subjekte të lidhur (ndër të tjera) janë dy ose më shumë persona, të lidhur mes tyre në një marrëdhënie bashkëkontrolli (neni 9.1, pika c)  ose persona me një marrëdhënie të veçantë me bankën janë (ndër të tjera) aksionerët e bankës, të cilët zotërojnë 5 për qind ose më shumë të kapitalit (neni 9.2, pika a).

Në bazë të ekstrakteve të kompanive të lidhura me bankat pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, frekuenca e ndryshimit të pronësisë dhe fitimi i këtyre subjekteve siç deklarohet në ekstraktin e QKB, paraqitej si vijon: Kapitali i kompanive të lidhura me bankat në Shqipëri ka pësuar ndryshime në pronësi rreth 23 herë në periudhën 2002 – 2016. Arsyet e këtyre ndryshimeve të pronësisë klasifikohen kryesisht ne dy grupe: për shkak të ristrukturimit të kompanive mëma dhe konsolidimit të tyre në kompani holding; ose për shkak të konsolidimit të kapitalit në duart e aksionerëve mazhoritarë.

Gjatë periudhës 2002 – 2016, kompania e lidhur me bankat që ka pasur numrin më të madh të ndryshimeve të pronësisë është Credins Leasing me 8 herë e shoqëruar nga Prima sh.p.k me 5 herë, dhe Credins Invest me 3 herë. Kompanitë që kanë lidhje me bankat, të cilat s’kanë bërë asnjë ndryshim pronësie që nga momenti i krijimit të tyre janë 6, prej të cilave 3 janë tashmë të likuiduara.

Sa i përket destinacionit të ndryshimit të pronësisë së kompanive të lidhura me bankat, rezulton se në periudhën 2002 – 2016, në rreth 70% të rasteve ndryshimet kanë qenë brenda të njëjtit vend origjine, ndërsa në 30% të rasteve, pronarët e rinj kanë pasur një vend të ndryshëm origjine.

Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komentet dhe Analiza: ODA

Në vlerësimin e fitimit të kompanive të lidhura me bankat e nivelit të dytë janë analizuar dy indikatorë të rëndësishëm që karakterizojnë fitimin siç janë: fitimi/humbja para tatimit (EBITA), i cili tregn vlerën monetare të fitimit (bruto) të një shoqërie, pa zbritur ende detyrimet fiskale të tatimit mbi fitimin, dhe norma e kthimit mbi kapitalin e angazhuar (ROCE), e cila tregon eficiencën e përdorimit të kapialit përmes një raporti (%) mes EBITA dhe kapitalit të shoqërisë.  Në bazë të të dhënave zyrtare nga ekstraktet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, situata e fitueshmërisë së kompanive të lidhura me bankat në 2014 – 2015 paraqitej si vijon:

Fitimi/Humbja para tatimit (EBITA) rezulton një fitim para tatimit i mjaftueshëm si në vitin 2014 ashtu edhe në vitin 2015, edhe pse me një trend rënës. Fitimi i kompanive të lidhura me bankat në vitin 2014 rezulton të jetë rreth 810 milionë Lekë, ose rreth 5.8 milionë Euro. Ndërsa në vitin 2015 fitimi para tatimit i këtyre subjekteve rezulton të ketë pësuar një rënie prej rreth 31.2% në nivelin e 557 milionë Lekëve ose rreth 4 milionë Eurove. Në vitin 2014 rezulton që 9 nga 15 kompani të lidhura me bankat të jenë me fitim para tatimit, 2 me humbje, ndërsa 4 nuk kanë të dhëna mbi fitimin. Në vitin 2015 rezulton që 7 kompani të lidhura me bankat janë me fitim, 3 me humbje, ndërsa 5 nuk kanë të dhëna mbi fitimin. Pjesa më e madhe e kompanive për të cilat ska të dhëna mbi fitimin në 2014-2015, janë në likuidim.

Kur krahasohet trendi i fitimit para tatimit të 15 kompanive gjithsej të lidhura me bankat për vitiet 2014 dhe 2015 shihet: fitim me trend rritës për 5 kompani (ose 33.3 të rasteve), fitim me trend në rënie për 2 kompani (13.3 të rasteve), humbje për 3 kompani (ose 20% të rasteve) dhe nuk ka të dhëna për 5 kompani (33.3% të rasteve).


Frekuenca e Ndryshimit te Pronësisë dhe Fitimi i Kompanive te Lidhura me Bankat e Nivelit te Dyte ne Shqipëri për periudhën 2014 -2015

Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komentet dhe Analiza: ODA

Norma e Kthimit mbi Kapitalin e Angazhuar (ROCE),  shoqëritë e lidhura me bankat në Shqipëri rezultojnë me një normë të kthimit të kapitalit të angazhuar (ROCE) në masën e rreth 14.7%, një nivel ky jo i lartë i përdorimit eficient të kapitalit në këtë sektor. Megjithatë, në disa prej këtyre kompanive  ky tregues nuk është shumë i besueshëm për shkak të nivelit të ulët të kapitalizimit që kanë këto kompani (shumica janë “sh.p.k.” dhe kanë një nivel minimlaist kapitali prej 100.000 Lekësh, edhe pse kanë volume të konsiderueshme aktiviteti dhe fitimi.

Kompanitë e Lidhura me Bankat – Norma e Kthimit te Kapitalit te Angazhuar (ROCE) – viti 2015



Burimi: Ekstraktet e Bankave në QKB, 15 Mars 2017
Komentet dhe Analiza: ODA

Për vitin 2015 rezulton që janë 7 kopani të lidhura me bankat që kanë një nivel pozitiv të kthimit nga kapitali i angazhuar (ROCE). 3 kompani kanë dalë me humbje e kanë këtë normë negative, ndërsa për 5 të tjera nuk ka të dhëna mbi fitimin e vitit 2015. Kompanitë e lidhura me bankat që janë me fitim dhe që kanë nivelin më të lartë të përdorimit eficient të kapitalit të angazhuar (ROCE) për vitin 2015 janë EDRO shpk dhe Raiffeisen Invet.