Qeveria e re e bërë publike një javë më parë nga kryeministri Rama nuk çuditi askënd. Emrat që ishin përzgjedhur nuk përbënin surpriza përveç emrit të zëvendëskryeministres që për disa ishte mjaft e panjohur.

Senida Mesi u zgjodh për herë të parë deputete në Shkodër dhe menjëherë iu dha ky besim i madh.

Ndërkohë që shumica e tyre deputetë prej vitesh kanë bërë dhe deklarimin e tyre të pasurive pranë ILDKPI-së, publikuar nga ”Open Data Albania”.

Më poshtë ‘’Shuplaka” ju  sjell pasuritë e deklaruara nga ministrat e zgjedhur, ku bie në sy që shumica e tyre të paktën publikisht janë të varfër. Pjesa më e madhe e tyre deklarojnë kredi, qoftë për blerjen e një banese, qoftë për blerjen e makinave.

Që të bëjmë një analizë të qartë krahasuese do të na duhet të presim dhe katër vite. Mbase deri në fund të katërvjeçarit shumica prej tyre do të ndryshojnë me disa shifra pasurinë. Jo për gjë po paga e një ministri është më e lartë se ajo e deputetëve.

Ose, ose siç ndodh shpesh familjarët e tyre do të arrijnë të kursejnë më shumë nga pagat e tyre.

Kryeministër: Edi Rama. Ajo që bie në sy janë të ardhurat mjaft të larta që merr bashkëshortja e tij Linda dhe shlyerja e një kredie për shtëpi. Ndoshta për vilën në Surrel….