Ndërsa qeveria e re “Rama 2” ka marrë tashmë formë, në media flitet edhe për pasurinë e të zgjedhurve të rinj. Open Data Albania ka publikuar deklarimet e pasurive të ministrave të kabinetit Rama 2. Ajo që mund të vini re, nga deklarimet e tyre është fakti se shumica e tyre kanë të deklaruara kreditë. Kredi për të blerë shtëpi apo dhe makinat. Por disa ministra kanë dhe pasuri milionere. Më i varferi ndër ta mbetet Blendi Klosi.

Ndër emrat e kabinetit të ri mungon ai i zv.kryeministres, e cila ende nuk ka deklaruar pasurinë, pasi nuk ka patur asnjë post zyrtar. Më poshtë janë deklarimet e ministrave të rinj.