Kryeministri Edi Rama ka bërë publike qeverinë e re e cila solli surpriza të mëdha për sa i përket emrave të rinj dhe largimeve të paparalajmëruara.

Rama vendosi që me skuadrën e tij të fusë emra të rinj si Senida Mesi, Sonila Qato, Olta Xhaçkaj, Etilda Gjonaj etj.

Emrat e rinj janë gati të padëgjuar në PS por Rama u dha besimin dhe poste mjaft të rëndësishme duke lënë jashtë qeverisë emra si Mimi Kodheli, Saimir Tahiri…

Por sa të pasur janë ministrat e rinj të Ramës?

Në bazë të të dhënave të publikuara nga ”Open Data Albania”, bie në sy se pjesa më e madhe e tyre janë me kredi të cilën e kanë justifikuar me blerjen e një banese apo një makine.

Edi Rama

Sipas të dhënave që mund t’i shikoni edhe në galerinë më sipër, kryeministri Edi Rama merr të ardhura të mëdha nga bashkëshortja e tij Linda si dhe figuron edhe me një kredi të shlyer.

Gramoz Ruçi

Vajza e Gramoz Ruçit kursen jo pak por 130 milionë lekë të vjetra në vit nga puna si notere. Kush e dinte që noteret mund të kursejnë kaq shumë para.

Për më shumë mund të shfletoni galerinë më sipër, por mos u çudisni, shifrat e tyre janë shumë të paktë aq të pakta sa mund të themi që Rama ka krijuar qeverinë më të “varfër” në Europë.