Një javë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri publikë emrat e ministrave me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë.
Ndërkohë, se fundmi janë risjellë në vëmendje pasuritë e ministrave që formojnë kabinetin “Rama 2”.
Ajo që bie në sy është fakti se shumica e tyre kanë shlyer kredi të marra kryesisht për blerje banese.
Ndër ta, mungon emri i zëvendëskryeministres, e cila ende nuk ka deklaruar pasurinë, pasi nuk ka patur asnjë post zyrtar, si dhe i Sonila Qatos.
Më poshtë janë deklarimet e disa prej ministrave të rinj dhe atyre ekzistues.