Open Data Albania po hulumton mbi numrit të të dënuarve me burgim në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP, dhe të  paraburgosurve që janë nën masa sigurie në Institucionet e Paraburgimit, në Republikën e Shqipërisë. Të dhënat  bazohen tek Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa përpunimi, komente dhe analiza është realizuar nga ODA. Analiza realizohet duke krahasuar të dhënat e muajve janar, të viteve 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017, për kategorinë e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve në sistemin e burgjeve.
Kategoria e të dënuarve në formë të prerë me burgim dhe që janë në vajtje dënimi në një institucion ka shënuar numrin më të lartë në janar  të vitit 2014 (pesëvjeçari 2013 – 2017). Konkretisht, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kanë vuajtur dënimin me burgim 3125 persona. Në muajin janar 2017, në IEVP, është shënuar numri më i ulët i të dënuarve që vuajnë dënimin me burgim, konkretisht 2681 të tillë.
Të dënuar me burgim në IEVP në Republikën e Shqipërisë Janar 2013 – Janar 2017


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Koment: ODA


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Koment: ODA

Përsa i përket kategorisë së të paraburgosurve në Institucionet e Paraburgimit, në pesë vitet e marra në analizë, për muajt janar, numri më i lartë i tyre është shënuar në janar të vitit 2015. Konkretisht, në këtë muaj kanë vuajtur masat e sigurimit në Intitucionet e Paraburgimit 3014 të paraburgosur. Numri më i ulët i tyre është shënuar në janar të vitit 2013, me 1796 të paraburgosur.
Të paraburgosur në masa sigurimi në institucion  Janar 2013 – Janar 2017
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Koment: ODA




Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Koment: ODA

Në tre fillim vitet e fundit, rezulton se numri i të paraburgosurve është më i lartë se numri i personave të dënuar me burgim me vendim gjykate. Kjo është shenjë edhe e përdorimit të limiteve ligjore në gjykim, duke shtyrë dhe bërë më të gjatë kohën e qëndrimit nën një masë sigurie përpara marrjes së dënimit.




Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Koment: ODA

Një aspekt shumë i rëndësishëm është amnistia dhe falja. Sipas Kodit Penal, në nenin 71 parashikohet që me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe. Organi kompetent në këtë rast është, Kuvendi i Shqipërisë.   
Në nenin 70, Kodi Penal, parashikon që me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Organi kompetent në këtë rast, është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Aktet e faljes janë individuale dhe më të rralla sesa amnistitë.
Në muajin janar 2017 vihet re një numër i ulët personash të dënuar në Institucione krahasuar me dhjetor 2016, e kjo por shkak të Ligjit për Amnistinë i miratuar në Kuvend në datën 22 dhjetor 2016. Gjithashtu më parë në janar të vitit 2016 është shënuar një numër më i ulët i të dënuarve dhe i të paraburgosurve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për shkak të  amnistisë, e cila e filloi zbatimin më 21 janar 2016. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u miratua ligji nr. 154 datë 21.12.2015 “Për dhënie amnistie”. Nga ligji i amnistisë në Sistemin e Burgjeve përfituan 968 persona.
Më 10 prill 2014, hyri në fuqi ligji nr. 22 datë 10.03.2014 “Për dhënie amnistie” sipas të cilit  përfituan 813 persona me heqje lirie. Rezultati i kësaj amnistie është reflektuar në uljen e numrit të të dënuarve me burgim që e vuajnë këtë dënim në IEVP, në muajin prill, në 2461 të dënuar.
Kontribuoi: Kejsi Kosta