Open Data Albania po hulumton mbi planifikimin për strukturën e të ardhurave nga Bashkia Tiranë. Të ardhurat totale të buxhetit të Bashkisë përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jo tatimore dhe të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar. Të gjitha të dhënat kanë si burim faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë.
Në vitin 2016, Bashkia Tiranë planifikoi mbledhjen e dymbëdhjetë pikë dy miliard lek. Nga këto të ardhura, 54% janë të ardhura të taksueshme, 33% të ardhura jotatimore dhe 13% është vlera e transfertës së pakushtëzuar.
Të ardhurat e taksueshme gjenerohen nga Taksa mbi pasurinë e paluajtshme; Taksa mbi tokën bujqësore; Taksa mbi truallin; Tatimi thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël; Taksa e fjetjes në hotel, Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, Taksa mbi kalimin e të drejtës pronësisë për pasuritë e paluajtshme, Taksa vjetore e mjeteve të përdorura, Taksa e tabelës dhe Taksa e përkohëshme për infrastrukturën Arsimore. Peshën më të lartë të të ardhurave të taksueshme e zënë të ardhurat nga Taksa mbi pasurinë e paluajtshme (28% të totalit të të ardhurave të taksueshme), Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (33% të totalit të të ardhurave të taksueshme) dhe Taksa e përkohëshme për infrastrukturën Arsimore (13% të totalit të të ardhurave të taksueshme). Pjesa tjetër e të ardhurave gjenerohet nga taksa dhe tatime vlera e të cilave nuk zë më shumë se 6-7% të totalit të të ardhurave të taksueshme.
Burimi:http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2016/07/PASQYRA-NR.1-RISHIKIMI-I-PLANIT-TE-ARDHURAVE-2016.pdf
Komente dhe Analiza: ODA
Në buxhetin e vitit 2016, Bashkia Tiranë ndryshoi dhe shtoi disa taksa të reja për qytetarët dhe bizneset që ndikuan edhe në rritjen e të ardhurave të planifikuara të bashkisë sikurse u përmendën më lart. Në vijim jepet një përmbledhje e ndryshimeve në taksave dhe tatimeve që u bënë efektive në 1 Janar 2016.
Përmbledhje e ndryshimeve të taksave dhe tatimeve që u bënë efektive në 1 Janar 2016
Emri Takses | Para 01.01.2016 | Pas 01.01.2016 |
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme për biznesin e madh | 400 lek/m | 440 lek/m2 |
Taksa e ndikimit në infrastrukturë | 2% deri në 4% të vlerës së investimit | 8% të çmimit të shitjes |
Taksa e fjetjes në hotel | 5% e çmimit për çdo natë | 350 lekë/natë për hotelet 4-5 yje |
140 lekë/natë për bujtinat, motelet etj | ||
Taksa mbi truallin | 0.56 lek/m2 Individet | |
20 lekë/m2 Bizneset | ||
Taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore | 1800 lekë/vit Individet | |
4000-37000 lekë/vit Bizneset |
Burimi:http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2016/07/PASQYRA-NR.1-RISHIKIMI-I-PLANIT-TE-ARDHURAVE-2016.pdf
Komente dhe Analiza: ODA
Taksat që ndryshuan
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme për biznesin e madh është rritur me 10%. Kjo tarifë ishte 400 lek/m2 deri më 31 Dhjetor 2015 dhe që nga 1 Janar 2016, tarifa është 440 lek/m2.
Ndryshim ka pësuar dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë nuk do të llogaritet më në kufijtë 2% deri në 4% të vlerës së investimit, por në kufijtë në 8% të çmimit të shitjes. Është rritur si baza e përllogaritjes ashtu edhe % e aplikuar.
Po ashtu, edhe taksa e fjetjes në hotel ka ndryshuar. Ajo nuk do të llogaritet më si 5% e çmimit për çdo natë të shpenzuar në hotel, por do të jetë 350 lekë për çdo natë për hotelet me 4-5 yje dhe 140 lekë për çdo natë për bujtinat, motelet etj.
Taksat që u shtuan
Një taksë e re është vendosur në 1 Janar 2016 me propozimin e Ministrisë së Financës, e cila është taksa mbi truallin. Individët do të paguajnë vetëm 0.56 lek/m2 në vit ndërsa bizneset vetëm 20 lekë/m2 në vit.
Po ashtu, Bashkia ka vendosur një “Taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore”, e cila do të mblidhet vetëm për 7 vjet dhe do t’u kushtojë familjeve vetëm 1800 lekë në vit ose 150 lekë në muaj. Për biznesin kjo taksë do të variojë në bazë të të ardhurave, nga 4000 lekë në vit për biznesin e vogël deri në 37000 lekë në vit për biznesin e madh dhe atë VIP.
Të ardhura jo tatimore mblidhen kryesisht nga tarifat për shërbime si pastrim, parkim, shqyrtim kërkesë leje ndërtimore, kërkesë për licencë karburanti, tarifë për zënie të hapësirës publike, tarifë për tregje, për kopshte dhe çerdhe,qiradhënie publike etj. Peshën më të lartë të të ardhurave jotatimore e zënë të ardhurat nga tarifa e pastrimit (53% të totalit të të ardhurave jotatimore), tarifa për zënien e hapësirës publike (17% të totalit të të ardhurave jotatimore), tarifa për dhënie licencë tregtim karburanti (10% të totalit të të ardhurave jotatimore). Pjesa tjetër e tarifave, të ardhura dhe pagesave zënë një peshë më të vogël ndaj totalit të të ardhurave jo tatimore.
Në vitin 2017, Bashkia e Tiranës paraqet një planifikim të të ardhurave me 14.4 miliard lek ose rreth 18% më shumë sesa plani i vitit 2016. Kjo rritje është e bazuar në mirëadministrimin e mbledhjes së të ardhurave duke qënë se nuk kemi taksa apo tatime të reja të vendosura për vitin 2017.
Parashikimi te ardhurave, 2017(Në lekë)
Emërtimi | 2017 | |
I | Të ardhura të taksueshme | 7,074,590,000 |
1 | Taksa mbi pasurinë e paluajtshme | 1,835,767,000 |
a | Familjarët | 235,767,000 |
b | Subjektet Tregtare | 1,600,000,000 |
2 | Taksa mbi token Bujqesore | 25,000,000 |
3 | Taksa mbi truallin | 45,000,000 |
4 | Tatimi Thjeshtuar mbi Fitimin e BV | 231,000,000 |
5 | Taksa e fjetjes në hotel | 150,000,000 |
6 | Taksa e ndikimit ne infrastructure nga ndertimet e reja | 2,700,000,000 |
7 | Taksa mbi kalimin e të drejtës pronësisë për pasuritë e paluajtshme |
415,000,000 |
8 | Taksa vjetore e mjeteve te perdorura | 291,000,000 |
9 | Taksa e tabelës | 501,000,000 |
a | Tabelë identifikuese/sinjalizuese | 1,000,000 |
b | Tabelë reklamuese | 500,000,000 |
10 | Taksa e përkohëshme per infrastrukturen Arsimore | 880,823,000 |
a | Familjarët | 330,823,000 |
b | Subjektet Tregtare | 550,000,000 |
II | Të ardhura jotatimore | 4,789,210,000 |
1 | Tarifat | 4,106,710,000 |
a | Tarifa e pastrimit | 2,422,710,000 |
a.1 | Familjarët | 1,022,710,000 |
a.2 | Subjektet Tregtare | 1,400,000,000 |
b | Tarifa e parkimit te automjeteve | 450,000,000 |
b.1 | Parkim me kontratë | 100,000,000 |
b.2 | Parkimmebileta | 350,000,000 |
c | Tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime | 210,000,000 |
e | Tarifa dhenie licence tregtim karburanti+Lende djegese | 400,000,000 |
f | Tarifa për zënien e hapësirave publike | 610,000,000 |
f.1 | Tarifa për zënien e hapësirave publike me platform betoni, kangjella. |
530,000,000 |
f.2 | Tarifa për zënien e hapësirave në tregjet publike | 80,000,000 |
g | Tarifa e sherbimit veterinare | 6,000,000 |
h | Tarifa sherbimi te MZSH | 8,000,000 |
2 | Të ardhura të tjera | 484,500,000 |
a | Qera ndertese | 34,000,000 |
b | Qera trualli | 3,500,000 |
c | Te tjera | 362,000,000 |
d | Nga institucionet e varesise | 85,000,000 |
3 | Pagesa | 198,000,000 |
a | Per kopshtet e femijeve | 122,000,000 |
b | Per cerdhet e femijeve | 72,000,000 |
c | Per Konviktet e Shkollave te Mesme | 4,000,000 |
Burimi:http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2016/07/PASQYRA-NR.1-RISHIKIMI-I-PLANIT-TE-ARDHURAVE-2016.pdf
http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2017/03/PASQYRA-NR.1-PARASHIKIMI-I-TE-ARDHURAVE-2017-2019.pdf
Komente dhe Analiza: ODA
Nga ana tjetër të ardhurat jotatimore për vitin 2017 janë planifikuar 18% më shumë sesa në vitin 2016. Të gjithë zërat që mblidhen në këtë kategori kanë pësuar rritje me përjashtim të tarifës për zënien e hapësirave publikë që ka pësuar ulje me 10% krahasuar me vitin 2016. Transferta e pakushtëzuar është rritur me 25% në vitin 2017, duke arritur në vlerën 1.9 miliard.
Burimi:http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2016/07/PASQYRA-NR.1-RISHIKIMI-I-PLANIT-TE-ARDHURAVE-2016.pdf
http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2017/03/PASQYRA-NR.1-PARASHIKIMI-I-TE-ARDHURAVE-2017-2019.pdf
Komente dhe Analiza: ODA