Open Data Albania po hulumton lidhur me personat e kallëzuar për ndjekje penale si shkaktarë kryesor të dëmit ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit për vitin 2015. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë këtij viti raporton 51 raste kallëzimesh për 159 persona funksionarë shteti me një dëm ekonomik të evidentuar prej 85.8 miliardë lekësh.
Sipas KLSH gjatë këtij viti janë kryer 16 kallëzime penale ndaj Institucioneve Qendrore. Por, numrin më të lartë të kallëzimeve penale e shënojnë Institucionet Vendore me përkatësisht 21 raste të kallëzuara për 87 funksionarë.



Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjatë këtij viti janë kallëzuar penalisht si shkaktarë të një dëmi të lartë ekonomik ndaj buxhetit të shtetit 1 Ministër, 1 Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, 1 Sekretar i Përgjithshëm Ministrie, 38 Drejtorë, 13 Kryetarë Bashkish dhe 2 Kryetarë Komunash.



Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA

Individe me funksione te larta kallezuar per ndjekje penale 2015


Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA

Dëmi më i lartë Ekonomik rezulton të jetë shkaktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokatura e Shtetit në vlerën 67 miliardë lekë. Më 12.10.2015 janë kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre pranë këtyre institucioneve Ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, në cilësinë e Kryetarit dhe Anëtares së Grupit të Punës të ngritur në bazë të VKM nr. 969 dt. 25.10.2013 “Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe CEZ a.s”.

I kallëzuar penalisht sipas KLSH më 27.03.2015 rezulton Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Ky institucion shënon një dëm ekonomik prej 108 milionë lekësh dhe funksionarët janë në hetim për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në Institucionet Vendore kanë ndodhur kallëzime penale për Kryetarin e Bashkisë Memaliaj (30.06.2015);  Kryetarin e Bashkisë Kavajë (31.08.2015); Kryetarin e Bashkisë Patos (08.09.2015); Kryetarin dhe ish-Kryetarin e Komunës Perondi, Berat (10.07.2015) etj.

Persona te Kallezuar per Ndjekje Penale 2015



Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komentet dhe Analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci