Open Data Albania po hulumton mbi parashikime për të ardhura buxhetore të bashkisë Tiranë. Të dhënat e këtij hulumtimi janë të dhëna me burim Pasqyra Planifikimi të publikuara në faqen zyrtare të bashkisë. Të ardhurat totale të buxhetit të Bashkisë përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme si: tatimore (taksa dhe tatime); të ardhura jo tatimore dhe të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar.
 
Për vitin 2016, Bashkia Tiranë planifikoi një total të ardhurash prej  dymbëdhjetë pikë dy miliard lekë. Ky total i planifikuar rritet dhe shkon në vlerën katërmbëdhjetë pikë katër miliard lekë për vitin 2017. Rritja me bazë vjetore për vitin 2017 është tetëmbëdhjetë përqind më shumë se viti paraardhës. Ndërsa planifikimi afatmesëm për të ardhura buxhetore në Bashkinë Tiranë për vitet 2018 dhe 2019 parashikon përkatësisht vlerat  trembëdhjetë pikë tetëdhjetë e pesë miliard lekë dhe katërmbëdhjetë pikë një miliard lekë.
Viti 2018 është vit me një parashikim në rënie, prej katër përqind më pak kundrejt vitit paraardhës. Viti me planifikimin më të lartë buxhetor është viti aktual (2017). Po ashtu 2017 është edhe vit me rritjen më të lartë kundrejt vitit pararendës, rritje kjo me bazë vjetore në planifikim prej tetëmbëdhjetë përqind më shumë se viti 2016.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Struktura e të ardhurave të kategorizuara nga: të ardhura tatimore (taksa dhe tatime), të ardhura jo tatimore (tarifa për shërbime si pastrim, parkim, shqyrtim kërkesë leje ndërtimore, kërkesë për licencë karburanti, tarifë për zënie të hapësirës publike, tarifë për tregje, për kopshte dhe çerdhe, qiradhënie publike) dhe Transferta të Pakushtëzuara, vlera që kalojnë nga buxheti i shtetit tek buxheti i bashkive për mbulim të disa shpenzimeve të caktuara.
Në vitin 2017 plani i bashkisë është që të mbledhë  në total katërmbëdhjetë pikë dyzet e dy miliard lekë  të ardhura ku dyzet e nëntë përqind (49%) janë të ardhura nga taksat dhe tatimet, tridhjetë e tre përqind (33%) janë të ardhura jo tatimore dhe trembëdhjetë përqind (13%) janë të ardhura nga Transferta të Pakushtëzuara. Një strukturë e tillë ku të ardhurat nga taksat dhe tatimet përbëjnë grupin kryesor është e ruajtur edhe në planifikimet për vitet 2018 dhe 2019.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
 
Nese do shikonim trendin e rritjes se tre grupeve kryesore te te ardhurave do vinim re qe per ne vitin 2017 kemi nje rritje vjetore te te ardhurave nga tatimet me 7%, te te ardhurave jotatimore me 18% dhe transfertes se pakushtezuar me 25%. 
 
Parashikimi te ardhurave sipas grupeve dhe rritja me baze vjetore, 2016-2019

 
 
Rritja vjetore ne vitin 2018 duket te jete me e ulet, perkatesisht ne nivelin 2% per te ardhurat nga tatime dhe transferten e pakushtezuar. Ndersa per te ardhurat jotatimore eshte planifikuar nje renie me 3%.
Kontribuoi: Ina Baja