Open Data Albania po hulumton mbi të Ardhurat në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016. Hulumtimi bazohet në të dhëna mbi buxhetin e konsoliduar, konkretisht pjesa për treguesit fiskal faktik 2016. Buxheti i konsoliduar është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin Nr. 97/2017 Datën 5.10.2017. Të ardhurat buxhetore janë të ardhura që qeveria realizon nga burimet tatimore (të ardhura nga tatime dhe dogana; të ardhura nga pushteti vendor dhe të ardhura nga fonde specialet), jo tatimore (transferua e fitimit nga Banka e Shqipërisë; të ardhura nga institucione buxhetore; dividenti; tarifat dhe të tjera jo tatimore) dhe të ardhurat nga ndihmat (grante të organizmave të huaj ndërkombëtar). 

Totali i të ardhurave buxhetore të realizuara gjatë 2016-s rezulton katërqind pikë një miliard lekë (407.1 miliardë lekë). Në fillim të vitit Qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar një plan parashikim për të ardhurat buxhetore të vitit 2016, prej katërqind e katërmbëdhjetë pikë katër miliard lekë (414.4 miliardë lekë).
 Diferenca midis të ardhurave faktike dhe të ardhurat e parashikuara për vitin 2016 është 7.4 miliardë lekë më pak. Realizimi i të ardhurave buxhetore për vitin 2016 është 98%. Përqindja e realizmit përllogaritet si raport i të ardhurave faktike më ato të planifikuara.
Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Pesha që mbajnë tre kategoritë kryesore të ardhurave në totalin e buxhetit. Të ardhurat e buxhetit ndahen në tre grupe kryesore: të Ardhurat nga Ndihmat, të Ardhurat Tatimore dhe të Ardhurat jo Tatimore. Tre kategoritë kryesore kanë këtë strukturë dhe peshë në totalin e të ardhurave buxhetore të realizuar në vitin 2016: të ardhurat tatimore mbajnë peshën prej 90.9% të të ardhurave totale të realizuara; të ardhura jo tatimore janë në nivelin 5.5% të totalit, dhe të ardhura nga ndihmat kanë peshën prej 3.6% të totali të ardhura buxhetore realizuar në vitin 2016.

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhurat nga ndihmat janë realizuar në vlerë absolute 14.7 miliard lekë. Parashikimi në fillim të vitit ishte 13 miliard lek. Niveli i realizimit është 113%. Të ardhurat tatimore janë realizuar me vlerën 369.8 miliard lekë, planifikimi në fillim të vitit ishte më i lartë me 375.8 miliard lekë. Niveli i realizimit për vitin 2016 është 98%. Grupi i tretë të ardhurat jo tatimore kanë një realizim për vitin 2016 prej 22.4 miliard lekë. Parashikim në fillim të vitit ishte 25.6 miliard lekë. Niveli i realizimit është 88%.
 

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhurat tatimore Të ardhurat tatimore janë grupi i dytë i të ardhurave. Ky grup të ardhurash përbëhet nga kategori: të ardhurat tatimore dhe doganore (tatimi mbi vlerën e shtuar; tatimi mbi fitimin; akcizat; tatimi mbi të ardhurat personale; taksat nacionale; taksa doganore); kategoria e dytë janë të ardhurat e gjeneruara nga pushteti vendor (taksa mbi pasurinë; taksa mbi biznesin e vogël; taksa lokale) dhe kategoria tjetër për të ardhura tatimore është ajo për të ardhurat nga fondet speciale (sigurimi shoqëror; shëndetësor; të ardhura nga kompensimi në vlerë e pronarëve). 

Tek kategoria të ardhura nga Tatime dhe Dogana peshën kryesore në totalin e të ardhurave tatimore e mban Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është realizuar në vlerën 131.3 miliard lekë dhe përkon me 35.5% të totalit të të ardhurave tatimore ose 32.2% e komplet të ardhurave buxhetore të realizuara në vitin 2016. Akciza është një kategori tjetër me peshë në totalin e të ardhurave nga tatimet. Kjo e ardhur është në vlerën 29.1 miliard lekë dhe përbën 11.3% të totalit të ardhura tatimore dhe 10.3 e total të ardhura buxhetore realizuar në vitin 2016.

Të Ardhura Tatimore nga Tatimet dhe Doganat në Buxhet, planifikimi dhe realizimi sipas zërave për vitin 2016

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Struktura e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat, pesha ndaj totalit të grupit, 2016
  Pesha ndaj totalit të TR Tatimore dhe Doganore Pesha kundrejt totalit ndaj Të Ardhurave Tatimore Pesha kundrejt totalit ndaj totalit të Të Ardhurave Buxhetore
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 47.6% 35.5% 32.3%
Akcizat 15.2% 11.3% 10.3%
Taksa Nacionale dhe të tjera 13.0% 9.7% 8.8%
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 11.4% 8.5% 7.7%
Tatimi mbi Fitimin 10.6% 7.9% 7.2%
Taksa Doganore 2.2% 1.7% 1.5%

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhurat nga Tatim Fitimi patën një ecuri pozitive gjatë vitit fiskal 2016. Diferenca plan-fakt në 2016-n ishte 4.5 miliardë lekë (tejkalim plani), me një përqindje realizimi 120%. Përqindja e realizimit të të ardhurave nga akciza ishte 94%, 2.7 miliardë lekë më pak se plani i shkuan arkës së shtetit. Më pak se parashikimi ishin edhe të ardhurat e realizuara nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale me 661 milionë lekë në pak. Më pak se plani ishte dhe realizimi i të ardhurave nga taksat nacionale, me një përqindje realizimi prej 96%, apo rreth 1.4 miliardë lekë më pak se plani.

Të ardhurat nga pushteti vendor është grupi tjetër i të ardhurave tatimore. Ky grup të ardhurash përbëhet nga tre zëra kryesorë, të ardhurat nga Taksa e Pasurisë, Taksa mbi Biznesin e Vogël dhe Taksat Lokale. Taksat Lokale janë realizuar në masë 104% kundrejt planifikimit fillestar. Vlera e të ardhurës si taksa lokale është 9.6 miliard lekë. Taksa e pasurisë është zëri i të ardhurave të pushteti vendor që ka performancën më të dobët për sa i përket realizimit të të ardhurave buxhetore nga pushteti vendor në vitin 2016, ajo është arkëtuar në masën 94% dhe në vlerën 4.6 miliard lekë. Taksa mbi biznesin e vogël ka siguruar të ardhura buxhetore në vlerën 598 milion lekë dhe shënon realizim dy herë më shumë se plani. Ky indikator realizimi tregon formalizim të biznesit të vogël sikurse joshje për tu riformatuar si biznes i vogël kundrejt lehtësirave fiskale të aplikuara në vitin 2016.

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhurat nga fondet speciale, realizimi plan-fakt 2016 janë Grupi i tretë i të ardhurave tatimore. Klasifikohen si të tilla pasi si agjent mbledhje të këtyre të ardhurave shërben Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Fonde speciale konsiderohet Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Në total realizmi i të ardhurave faktike nga ky grup ka qenë 79.1 miliardë lekë, me një diferencë pozitive prej 52 milionë lekësh më shumë se plani.

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA

Grupi i të ardhurave nga fondet speciale përbëhet nga të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat nga sigurimi shëndetësor dhe të ardhurat nga kompensim vlere nga ish-pronarët. Të ardhurat nga sigurimi shoqëror patën një mos realizmin në krahasim me buxhetin e planifikuar për 2016-n prej 183 milionë lekësh çka nuk jep një efekt të lartë në mosrealizim në përqindje (99.7%).


Realizimi për të Ardhura Buxhetore jo Tatimore, viti 2016 Të ardhurat buxhetore jo tatimore faktike në 2016-n sipas Ministrisë së Financave ishin 22.4 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar të mblidheshin 25.6 miliardë lekë. Mos realizimi i të ardhurave jo tatimore të planifikuara ka qenë në masën e 3.1 miliardë lekëve. Përqindjen më të ulët të realizimit nga zërat përbërës të këtij grupi të të ardhurave buxhetore e ka pasur dividenti, i cili është realizuar në masën e 8%. Në fillim të 2016-s ishin parashikuar që do të mlidheshin rreth 1 miliardë lekë të ardhura si divident, faktikisht rezulton se janë mbledhur vetëm 83 milionë lekë, me një difrencë prej 917 milionë lekëve që nuk shkuan në buxhet.
Performancë negative kanë pasur dhe të ardhurat nga Institucionet Buxhetore, të ardhurat nga tarifat e shërbimeve dhe të ardhura të tjera. 1.59 miliardë lekë më pak se plani të ardhura nga Institucionet Buxhetore u realizuan në 2016-n.
Edhe të ardhurat nga tarifat e shërbimeve u realizuan në masën 85%. Në fund të 2016-s u realizuan 467 miliardë lekë më pak se plani të ardhura nga tarifat e shërbimeve.

Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA


Realizimi për të ardhura buxhetore jo tatimore, viti 2016

Te ardhurat jotatimore Fakt 2016(në mln lekë) Plan 2016(në mln lekë) % Realizimit
Të ardhura nga Inst.Buxhetore 15,001 16,600 90%
Të tjera 3,581 3,780 95%
Tarifat shërbimeve 2,738 3,205 85%
Tran.Fitimi nga Banka e Shqipërisë 1,095 1,095 100%
Dividenti 83 1,000 8%
Burimi: Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA
Kontribuoi: Ledina Loga