Open Data po hulumton në lidhje me paketën e “Rezistencës Sociale”, të njoftuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të krizës së çmimeve, të ardhur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Një aspekt që do analizojmë në këtë artikull është efekti që pritet të japë Paketa për rezistencë Sociale në Fond për Personel apo Vende Pune dhe Pakësime Fonde Personeli Buxhetor vitit 2022.

Kështu Akti Normativ nr. 3, Datë 12 Mars parashikon që fondi i pagave buxhetore të jetë 2.2 miliard më pak se parashikimi i Ligjit të Buxhetit Fillestar. Në përqindje kjo është një ulje rreth 2.5%. Sa kohë që nuk është njoftuar një ulje page, atëherë nënkuptohet që tkurrja do të shënohet në numër individësh të angazhuar pranë Institucioneve Buxhetore të Ekzekutivit.

Kështu, në buxhetin e rishikuar kemi një reduktim të zërit “Paga personeli  nga 75,630 në 73,743 miliardë lekë. Diferenca është 1 883 milionë lekë. Ndërkohë, reduktim i është bërë edhe zërit të shpenzimeve “Kontribut për sigurime shoqërore” nga 12.46 miliard lekë në 12.14 miliardë lekë. Diferenca në këtë rast është 315 milionë lekë. Duke bërë totalin, kemi një reduktim për pagat dhe kontributet për sigurime shoqërore për personelin me 2,202 miliardë lekë.


Burimi: Ministria e Ekonomisë e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i punonjësve në sektorin buxhetor për vitin 2022, në planifikimin fillestar shënonte 84 214 personel. Duke ulur zërin shpenzime për paga me minus 2 202 miliardë lekë, rezulton më pak buxhet për planin me 84 214 punonjës së sektorin buxhetor. Sa kohë që nuk ka njoftim për ulje të pagës në sektorin buxhetor, kjo shumë e reduktuar reflekton mundësinë potenciale për shkurtime deri me 2 807 pozicione apo individë më pak të punësuar buxhetor. Pra, nëse ruhet e njëjta vlerë e pagash, numri i punonjësve që do mundësonte pagesë buxheti i shtetit do të ishte 81 407 me 2 807 punonjës më pak se plani i fillim vitit.

Shiko të dhëna:

Ligji Nr. 115/2021 Për buxhetin e shtetit 2022

Akt Normativ Nr.3, datë 12.03.2022 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022” marrë nga Fletorja Zyrtare Nr 40

Tabela 4 : Treguesit Fiskale Të Buxhetit Të Konsoliduar 2019-2024

Tabela 4 : Treguesit Fiskale Të Buxhetit Akti Normativ Nr.3 datë 12.03.2022


Burimi: Ministria e Ekonomisë e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Ekonomisë e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Duke konsideruar pagën mesatare buxhetore sipas të dhënave të vitit 2022 Plan Buxheti, të llogaritur si raport i Fondit për Personave ndaj numrit të personelit të Planifikuar, kemi llogaritur se sa kohë dhe vende pune lë zbuluar ulja e buxheti të shtetit për Shpenzime Paga dhe Personeli në nëntë muajit e mbetur për 2022.

Nëse Akti Normativ me efekte Buxhetore do të shoqërohej me Relacion nga Ministria e Financave dhe relacione pranë Komsijoneve Kuvendore, do të kishim më shumë qartësi mbi arsyet e kësaj tkurrje buxhetore që bën Këshilli i Ministrave si masë Paketë Rezistenca Sociale.

Shkarko excel: Ndryshime Buxheti i Shtetit Pakësim për Personel Fond Paga për Buxhetore, Akti Normativ i 12 Marsit, për Masat Antikrizë
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha