Spending Data Albania ka publikuar deklaratat e pasurisë së kryebashkiakëve të vendit, por edhe të zyrtarëve të tjerë të lartë. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë deklaratën e pasurisë së kryetarit të Bashkisë Tepelenë për vitin 2016.
Pasuri të paluajtshme 
Pronar me 100% i një apartament banimi me sip. 75 m2, blerë më 02.11.1994, në vlerën 700 000 lekë.
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Tepelenë, 736 496 lekë.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 47 160 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
Bashkëshortja, Znj. Juliana Peci, të ardhura nga paga si mësuese e ciklit të ulët, 521 768 lekë.
Të tjera               
1) Gjendje depozitë bankare në emër të vajzës më 31 dhjetor, 510 474 lekë.
2) Gjendje depozitë bankare në emër të djalit më 31 dhjetor, 639 201 lekë.