Nuk është Qazim Sejdini i Elbasanit dhe as Majlinda Bufi e Roskovecit, kryebashkiaku me i pasur i Republikës. Ndonëse edhe këta gëzojnë goxha asete pasurore në  monedhë dhe pasuri të paluajtëshme as njeri e as tjetri nuk ja kalojnë një homologut të tyre të një qyteti bregdetar.
Sepse vërtetë Lala i Elbasanit ka të deklaruara 31 llogari bankare dhe karta krediti,18 burime të ardhurash nga pagat e bizneset etj., apo kryebashkiakja e Roskovecit vetëm brenda një viti ka blerë 8 apartamente banimi, por as njeri as tjetra dhe askush nga homologët e tyre nuk ja kalon Vangjush Dakos. Kryebashkiakut të Durrësit që përveç të tjerave del të jetë dhe zyrtari më i pasur i kësaj kategorie sociale.
Duke ju referuar rubrikës “Para dhe pushtet” të portalit “Spending Data Albania”,  rezulton se Vangjush Dako ka 100% në pronësinë të tij një palat 11 kate, me sipërfaqe totale 3 640 m2 dhe vlerë 72 000 000 lekë. Një tjetër pronë e tij është një toke truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollarë, por edhe një apartament me sipërfaqe 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.
Vangjush Dako është pronar edhe i dy magazinave, njëra me sipërfaqe 187 m2 që është bashkë me një truall me sipërfaqe 539 m2 në vlerën 550 000 lekë, por është pronar edhe i një magazine tjetër me sipërfaqe 300 m2, në vlerën 500 000 lekë, si dhe i një garazhi me sipërfaqe 100 m2 në vlerën 15 000 dollar.
Vangjush Dako deklaron se është pronar me 100% i dy automjeteve të shtrenjta, një veture tip “Mercedes Benz”, me vlerë 25 000 euro dhe i një veture tip ”BMË” me vlerën 700 000 lekë.
Të dyja këto makina janë marka të shtrenjta dhe makina të konsumit të lartë të karburantit.  Në të gjitha këto asete Vangjush Dako rezulton të jetë pronar i vetëm, me 100 % te aksioneve, ndërkohë që familja Dako ka 10 llogari bakare, më shuma të konsiderueshme, por  ka dhe një detyrim të papaguar prej 2314 euro. Djali i Gjushit Xhorxhi Dako, zotëron  35% të aksioneve të shoqërisë “Artic-Group shpk”, të ngritur, me para të marra borxh nga xhaxhai, por edhe i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”. / CityNews