Keto dite po informohemi nga media, per pasurit marramendese te disa politikaneve, pushtetareve dhe bisnesmeneve. Nuk po diskutojm se si e kane vene kete pasuri, ne menyre te ligjeshme apo te paligjeshme!
Po pyetja qe kam dhe qe opinioni publik duhet te di, eshte: Pse nuk publikohet se sa taksa i kane paguar shtetit keto bisnesmen per pasurine qe kane vene gjate ketyre 27 viteve te trazicionit “kush vjedh me shume”?!!!
Ja pasuria marramendëse e Gjushit, pallate dhe disa llogari bankare
Po taksa ka paguar në shtet ky gjushi i Durrësit?! Sigurisht që…!
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako rezulton një nga kryebashkiakët më të pasur në vend. Sipas portalit Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë publikuar të dhëna mbi deklarimin pasurorë për vitin 2016 të Kryebashkiakëve të vendit.
Nga të dhënat e portalit rezulton se Vangjush Dako është një drejtues Bashkie shumë i pasur. Prona më e madhe që ka Dako në pronësinë ë tij 100% është një palat 11 katesh me sipërfaqe totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë. Që e bën automatikisht një njëri shumë të pasur. Prona tjetër e rëndësishme e dakos është një toke truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollar. Një tjetër pronë e kryetarit Dako që është në pronësinë e tij të plotë është një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.
Gjithashtu, dako është pronar i dy magazinave. Njëra me sipërfaqe 187 m2 që është bashkë me një trualli me sipërfaqe 539 m2 në vlerën 550 000 lekë. Po ashtu është pronar i një magazine tjetër me sipërfaqe 300 m2 në vlerën 500 000 lekë. Po ashtu edhe pronar i një garazhi me sipërfaqe 100 m2 në vlerën 15 000 dollar. Për të gjitha pronat e sipër përmendura Vangjush Dako është pronar i vetëm me 100 % te aksioneve.
Vangjysh Dako deklaron se është Pronar me 100% i dy automjeteve të shtrenjta, një veture tip Mercedes Benz në vlerën 25 000 euro. Gjithashtu edhe një veturë tjetër tip BMË në vlerën 700 000 lekë. Të dyja këto makina janë marka të shtrenjta dhe makina ë konsumit të lartë të karburantit. Pasyria e kryebashkiakut dako e lejo atë të mbaj këto dy makina të shtrenjta.
Dako për vitin 2016 ka deklaruar se ka pasuri në bankë në vlerën në vlerën 140 000 lekë por dhe një llogari tjetër në vlerën 4 000 euro.
Si kryetar Bashkisë së Durrësit Dako merr një rrogë mujore me vlerën 1 397 528 lekë, kësaj rroge i shtohen të ardhurat si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës në vlerën 140 845 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Alba Dako, ka të ardhura nga paga si përgjegjëse laboratori në Drejtorinë Rajonale Shëndetësore, 647 737 lekë.
Familja Dko ka gjithsej 10 llogari Bakare më shuma të konsiderueshme në banka por gjithashtu vihet re se Dako ka dhe një detyrim të pa paguar prej 2314 euro në një llogari bankare.
1) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 675 euro.
2) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 11 016 dollar.
3) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 17 845 lekë.
4) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 381 395 lekë.
5) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 843 658 lekë.
6) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 818 lekë.
7) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 180 lekë.
Dirol Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 200 euro.
9) Detyrim i papaguar kartë krediti, 2 314 lekë.
10) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 35% të aksioneve të shoqërisë Artic-Group shpk, 966 000 lekë, me para marrë borxh nga xhaxhai.
11) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë DB Wash International, 20 000 lekë.
Me një pasuri që shkon deri në 5.5 milion euro, është edhe kryebashkiaku më i kamur në Shqipëri Gjon Gjonaj
Po te ishin paguar taksat vetëm nga kr. Bashkisë Pukë, do ishin rregulluar shkollat, spitalet dhe rrugët e Pukës. 20% e pasurisë së kryetarit të Bashkisë janë baras 1 milion e 100 mijë euro. Llogariteni nëse vetëm një bisnesmen te ketë çuar në arkën e shtetit taksat çfar ndihme do të ishte. Po të kishin shlyer të gjithë taksat. Ja pra që 27 vjet kemi qenë rrëmpallë!
Vlera e pasurisë të paluajtshme të kreut të Bashkisë Pukë kap një vlerë mbi 5.5 milion euro. Edhe pse kryebashkiaku i një bashkie të vogël, Gjon Gjonaj, rezulton si një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit. Në deklaratën fillestare të pasurisë, duke iu referuar të dhënave të përditësuara nga Open Data, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro, bën me dije Report TV.
Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.
Ai ka në pronësi gjithashtu dy apartamente me sipërfaqe 158 m2, me vlerë 86 mijë euro, garazh me sipërfaqe 45 m2, me vlerë 11 250 euro, shtëpi me sipërfaqe 146 m2, në fshatin Luf të Pukës, më vlerë 3 000 000 lekë, shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazinë dhe servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, me vlerë 300 mijë euro.
1-Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 500 000 lekë, pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf të Pukë, me vlerë 1 000 000 lekë, pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë të Lezhë, më vlerë 64 176 000 lekë si dhe i një toke arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 200 000 lekë.