Voltana Ademi është kryetare e bashkisë të një prej qyteteve më të rëndësishme në vend sicc është ai i Shkodrës. Ardhja në krye të tij në vitin 2015 i ka sjellë Ademit një sërë privilegjesh e deri tek pasuri të patundshme që i ka lëshuar me qira. Ademi ka rritur pasurinë  e saj në mënyrë progresive dhe të pandalshme që pas vitit 2015, ndërsa vërehet diferenca me vitet e mëparshme nisur që nga viti 2004 kur ajo ushtron detyrën e saj si prefekte e qarkut të Shkodrës. Kështu, sipas Spending Data Albania, në rubrikën e saj “Para dhe Pushtet” ka publikuar të dhëna mbi deklarimin pasuror për vitin 2016 të kryebashkiakëve të vendit.
Në pasurinë e deklaruar nga Ademi vihet re një rritje e të ardhurave, nisur që pas vitit 2013, kur ajo mori postin e deputetes. Me marrjen e kësaj detyre, Ademi ka rritur vlerën e pasurisë së saj duke pasur nën zotërim pasuri të patundshme dhe duke dhënë objekte dhe ndërtesa të ndryshme me qira. Ndërsa është bashkëpronare.
Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 20 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 81 666 lekë.
2) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 35.34 m2, 120 000 lekë.
3) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 70 m2, 214 667 lekë.
Të tjera          
1) Bashkëpronare me 33,33 % e ap.banimi në Shkodër, sip. 64 m2, me kontratë shkëmbimi.
2) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 97 m2, me kontratë shkëmbimi.
3) Bashkëpronësi, njësi në Shkodër, sip.64 m2, me kontratë shkëmbimi.
4) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 3 473 963 lekë, me principal 385 168 lekë, interesa 239 323 lekë.
Sipas Open Data Albania, kryetarët e 61 bashkive janë të zgjedhur për të drejtuar pushtetin vendor dhe si të tillë ata janë subjekt i detyrimit për deklarim të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.
Të dhënat janë publikuar në një version të lehtë për të bërë kategorizim shtesave apo pakësimeve pasurore në një hark viti. Burim për këtë informacion është deklarata e tyre pranë ILDKPKI e aksesuar në bazë të ligjit për të drejtën e informimit publik.