Klement Balili është një nga emrat më të lakuar nga politikanët shqiptarë dhe aktualisht është në kërkim nga Policia e Shtetit, pas akuzave nga autoritet greke për trafik droge
Disa nga pronat më të mëdha të Klement Balilit, u skuestruan disa javë më parë, përfshirë këtu edhe kompleksi turistik në Sarandë, “Santa Quaranta”.
Por pavarisht se është i atakuar nga të gjitha krahët e politikës shqiptare, firma e sigurisë fizike e zotëruar nga familja Balili aktualisht ka në ruajtje dy institucionet e Prokurorisë në Gjirokastër dhe Sarandë.
Të dhënat e bërë publike nga “Open Data Spending” tregojnë transaksionet që janë kryer me këtë kompani gjatë vitit 2017-të për shërbimet që ka kryer në prokurorinë e Gjirokastrës dhe atë të Sarandës.
Por përveç dy prokurorive në jug të vendit, kompania e zotëruar nga familja Balili ka kryer transaksione dhe për institucione të tjera shtetërore. Në mesin e këtyre institucioneve përfshihen Prefektura e Vlorës, Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Sarandë dhe Universiteti Politeknik.