Klement Balili i njohur si baroni i drogës është në arrati prej një viti, por në emër të kompanisë së familjes së tij, Balili-Ko vazhdojnë të lëvrohen miliona lekë çdo vit nga Thesari i Shtetit. Të dhënat janë publikuar nga Open Data tregojnë se Shoqëria e Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike “Balili-Ko” në pronësi të Bashkim Balilit, për vitin 2016 ka përfituar 94 236 818 lekë (të reja) transaksione nga buxheti i Shtetit.

Po sipas të njëjtit burim, kjo kompani ka në ruajtje një sërë institucionesh shtetërore, por jo vetëm kaq edhe gjykata e prokurori.
Kështu, Bashkia e Sarandës, prefektura e Vlorës, Gjykata e Gjirokastës, Prokuroria e Sarandës, Dega Tatimeve Sarandë, madje edhe Universiteti Politeknik ruhen nga policia private e Balilit. Ndërkaq transaksionet vazhdojnë muaj pas muaji. Pagesat e fundit për Balili Ko janë bërë nga institucionet shtetërore në nëntor 2017.

Po kështu, mes një numri të madh objektesh është edhe Parku Arkeologjik i Butrintit që ruhet nga Balili-Ko.

Po kaq interesante janë edhe shifrat e Thesarit mbi rritjen e kësaj kompanie nga viti në vit, siç tregohet në grafikën më poshtë: Në 2014 fitim 12 150 501 lekë, në 2015 11 651 183 dhe në 2016 16 609 233 lekë.

 

Më poshtë lista e institucioneve që ruhen nga Balili – Ko.