Një raport i Open Data Albania tregon se bashkitë janë zhytur në borxhe, të cilat shkojnë deri në gati 9 miliard lekë.
Më shumë se një e treta e këtij borxhi i përket Bashkisë së Tiranës, e cila ka rreth 3.5 miliard lekë borxhe, që zenë rreth 37 përqind të totalit të përgjithshëm. Më pas vijnë Bashkia e Durrësit me 6 përqind, Lezhës, Pogradecit dhe Vlorës, me 5 përqind.
Detyrime të krijuara si pasojë e mospërmbushjes në afat të detyrimeve kontraktore të cilat kanë të bëjnë kryesisht me realizimin e investimeve, blerjeve të mallrave, realizimit të shërbimeve etj. Këtu hyjnë edhe detyrime të mos pagesës së energjisë elektrike apo detyrimeve të dëmit kontraktor e të tjera si këto.
Bashkia e Tiranës ka shfaqur probleme me të ardhurat. Një raport i organizatave mbikëqyrëse ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave e nxorrën Bashkinë e Tiranës, në vend të 8 përsa i përket performancës Financiare, ku në vend të parë rezultoi Bashkia e Kamzës dhe ajo e Shkodrës.
Megjithëse Erjon Veliaj pretendon se ka arritur të rrisë në nivele të mëdha transparencën, duke pretenduar edhe marrjen e një çmimi ndërkombëtar nga qeveria e Suedisë, raportet tregojnë probleme të mëdha me financat, aq nuk i afrohet dot as Bashkisë së Xhelal Mziut.