Open Data po hulumton mbi Buxhetin për vitin 2018 për Bashkinë e Tiranës. Buxheti është miratuar me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak në 21 dhjetor 2017. Totali i të Ardhurave dhe Totali i Shpenzimeve për Bashkinë Tiranë parashikohet gjashtëmbëdhjetë miliardë e treqind e pesëmbëdhjetë milion lekë (16 315 881 000 Lekë). 
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë ndahen në dy grupe të mëdha: Të ardhura të taksueshme dhe Të ardhura jo-tatimore. Totali i të ardhurave tatimore për vitin 2018 parashikohet të jetë 8.7 miliardë lekë dhe përbëjnë rreth 67 për qind të totalit të të ardhurave të Bashkisë Tiranë. Sipas zërave kryesorë të ardhurat tatimore të Bashkisë Tiranë përbëhet nga: Taksa e ndikimit në Infrastrukturë; nga Ndërtimet e Reja; Taksa mbi pasurinë e paluajtshme; Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore; Taksa mbi Kalimin e të Drejtës së Pronësisë për Pasuritë e Paluajtshme; Taksa e Tabelës; Taksa Vjetore e Mjeteve të Përdorura; Taksa mbi të Ardhurat Personale; Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin e Biznesit të Vogël; Taksa e Fjetjes në Hotel; Taksa mbi Truallin; Taksa mbi Tokën Bujqësore. 
Parashikimi i të ardhurave të Bashkisë Tiranë 2017-2020 (në 000 lekë)
E m ë r t i m i 2017 2018 2019 2020
I Të ardhura nga tatimet 7,074,590 8,782,500 8,923,645 8,950,206
1 Taksa mbi pasurinë e paluajtshme 1,835,767 2,510,000 3,050,000 3,170,000
a Familjarët 235,767 510,000 850,000 870,000
b Subjektet Tregtare 1,600,000 2,000,000 2,200,000 2,300,000
2 Taksa mbi token Bujqësore 25,000 50,000 55,000 61,000
3 Taksa mbi truallin 45,000 60,000 66,000 72,600
4 Tatimi Thjeshtuar mbi Fitimin e BV 231,000 170,000 175,100 180,353
5 Taksa e fjetjes në hotel 150,000 80,000 82,400 84,872
6 Taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndërtimet e reja 2,700,000 3,200,000 2,700,000 2,500,000
7 Taksa mbi kalimin të drejtës pronësisë për pasuritë e
paluajtshme
415,000 680,000 700,400 721,412
8 Taksa vjetore e mjeteve te përdorura 291,000 380,000 391,400 403,142
9 Taksa mbi te ardhurat personale 250,000 257,500 265,225
10 Taksa e tabelës 501,000 510,500 536,005 562,785
a Tabelë identifikuese/sinjalizuese 1,000 500 505 510
b Tabelë reklamuese 500,000 510,000 535,500 562,275
11 Taksa e përkohshme për infrastrukturën Arsimore 880,823 892,000 909,840 928,817
a Familjarët 330,823 342,000 348,840 355,817
b Subjektet Tregtare 550,000 550,000 561,000 573,000
II Të ardhura jo tatimore 4,789,210 4,194,750 4,115,180 4,202,628
1 Tarifat 4,106,710 3,414,500 3,282,980 3,342,283
a Tarifa e pastrimit 2,422,710 2,166,000 2,070,000 2,103,400
a.1 Familjarët 1,022,710 836,000 730,000 750,000
a.2 Subjektet Tregtare 1,400,000 1,330,000 1,340,000 1,353,400
b Tarifa e parkimit te automjeteve 450,000 450,000 469,980 490,883
b.1 Parkim me kontratë 100,000 126,000 129,780 133,673
b.2 Parkim me bileta 350,000 324,000 340,200 357,210
c Tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime 210,000 220,500 235,000 240,000
d Tarifa dhënie licence tregtim karburanti +Lende djegëse 400,000 80,000
e Tarifa për zënien e hapësirave publike 610,000 490,000 500,000 500,000
e.1 Tarifa për zënien e hapësirave publike me platforma bet 530,000 440,000 450,000 450,000
e.2 Tarifa për zënien e hapësirave në tregjet publike 80,000 50,000 50,000 50,000
f Tarifa e shërbimit veterinare 6,000 3,000 3,000 3,000
g Tarifa shërbimi te MZSH 8,000 5,000 5,000 5,000
2 Të ardhura të tjera 484,500 624,250 668,600 688,265
a Qera ndërtese 34,000 58,000 63,800 66,990
b Qera trualli 3,500 7,500 8,250 9,075
c Te tjera 362,000 420,000 430,000 440,000
d Nga institucionet e varësisë 85,000 138,750 166,550 172,200
3 Pagesa 198,000 156,000 163,600 172,080
a Për kopshtet e fëmijëve 122,000 94,240 98,952 103,900
b Për çerdhet e fëmijëve 72,000 57,760 60,648 63,680
c Për Konviktet e Shkollave te Mesme 4,000 4,000 4,000 4,500
Shuma(I+II) 11,863,800 12,977,250 13,038,825 13,152,834
Transferta e pakushtëzuar 1,913,120 2,138,631 2,254,117 2,486,290
Te mbartura 954,646 1,200,000
Totali i të ardhurave 14,731,565 16,315,881 15,292,942 15,639,125
Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA
 

Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA
Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë në totalin e të ardhurave tatimore ka peshën më të madhe në totalin e të ardhurave tatimore të Bashkisë Tiranë, me rreth 36.4 për qind. Në 2018-n parashikohen të mblidhen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë 3.2 miliardë lekë.  Në vitin që lamë pas të ardhurat nga Taksa e Ndikimit në infrastrukturë ishin parashikuar 2.7 miliardë lekë. Në 2016-n taksa e ndikimit në infrastrukturë u parashikua 2.1 miliardë lekë. Sipas të dhënave të publikuar nga Bashkia Tiranë mbi realizimin e të ardhurave, në vitin 2015, taksa e ndikimit në infrastrukturë pati përqindjen më të lartë të mos realizimit, nga 1.7 miliardë lekë që parashikohej, u mblodhën vetëm 128.3 milionë lekë. Ky mosrealizim në vitin 2015 erdhi dhe si pasojë e bllokimit të procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga pushteti vendor. Taksa e ndikimi në infrastrukturë ndryshoi bazën dhe vlerën e aplikimit dhe gjatë vitit 2016. Kjo me ndryshimet që u bënë në ligjin nr. 142/2015 datë 17.12.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”. Aktualisht kjo taksë aplikohet me 8% mbi çmimin e shitjes.
Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Taksa mbi Pasurinë e Paluajtshme është zëri i dytë me peshën më të lartë në të ardhurat tatimore të Bashkisë Tiranë. Në 2018-n parashikohet që të mblidhen 2.5 miliardë lekë nga pasuritë e paluajtshme. Një vit më parë të ardhurat nga Taksa e Pasurive të Paluajtshme parashikoheshin 1.7 miliardë lekë.  Rritja vjetore vjen gjithashtu për faktin se këtë vit do të aplikohet një formë e re për vjeljen e kësaj takse. Kjo taksë parashikohet që të mblidhet në vlerën 2 miliard lekë nga subjektet tregtare (të biznesit) dhe në vlerën 510 milion lekë nga familjarët.
Taksa e tretë me peshën më të lartë ndaj totalit të të ardhurave tatimore është taksa e përkohshme e infrastrukturës në arsim. Sipas Buxhetit të Bashkisë 2018 parashikohet që të mblidhen 892 milionë lekë ku subjektet tregtare (biznesi) mban 550 milion lekë dhe familjarët 342 milion lekë. 


Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA
Grupi i dytë i të ardhurave të Bashkisë Tiranë janë Të Ardhurat jo-tatimore, të cilat janë parashikuar në 2018-n 4.2 miliardë lekë. Zërat kryesorë të Të ardhurave Jo-Tatimore janë: Tarifat; Të ardhura të tjera; Pagesa.  Tek pagesa është përfshirë edhe Transferta e Pakushtëzuar.

Zëri i Tarifave ka peshën më të madhe ndaj totalit të Të Ardhurave jo-Tatimore të Bashkisë, 81 për qind e totalit. Në vlerë parashikohet që të vilen si tarifa 3.4 miliardë lekë. Zërat kryesorë të tarifave që mbledh Bashkia Tiranë janë: Tarifa e pastrimit; Tarifa e parkimit të automjeteve; Tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime; Tarifa dhënie licence tregtim karburanti dhe Lënde djegëse; Tarifa për zënien e hapësirave publike; Tarifa e shërbimit veterinar; Tarifa shërbimi të Mbrojtjes nga Zjarri. Prej tyre, peshën më të lartë e ka tarifa e pastrimit. Bashkia Tiranë parashikon që në 2018-n të mbledhë 2.1 miliardë lekë si tarifë pastrimi. E dyta është tarifa për zënien e hapësirës publike, me një vlerë të parashikuar prej 490 milionë lekë apo 14.4 për qind të totalit të të ardhurve nga tarifat. Prej tarifës së parkimit të automjeteve, Bashkia Tiranë parashikon se do të mbledhë në 2018-n 450 milionë lekë. Tarifat e tjera së bashku kanë një peshë prej 23.4 për qind në të ardhurat prej tarifave të Bashkisë. 

Të ardhura të Tjera të Bashkisë, gjenerohen prej qirave të ndërtesave dhe të trojeve, të cilat janë në pronësi të Bashkisë, dhe të ardhurat që do të gjenerohen prej institucioneve të tjera të varësisë. Në 2018-n parashikohen se do të mblidhen në formën e të ardhurave të tjera 624 milionë lekë. Zëri i tretë i të ardhurave jo-tatimore janë të ardhurat që vijnë nga pagesat. Pagesat kryesore që behën në emër të Bashkisë Tiranë janë: Pagesat e kopshteve, pagesat e çerdheve dhe pagesat për konviktet e shkollave të mesme. Në total Bashkia Tiranë parashikon që të vjelë në formën e pagesave 156 milionë lekë. 

Ndërsa të ardhurat si transfertë e pakushtëzuar (nga buxheti qëndror për buxhetin lokal) për bashkinë e Tiranës në vitin 2018 janë parashikuar në vlerën 2.13 miliard lekë.

Shpenzimet e Bashkisë Tiranë për vitin 2018 parashikohen të jenë 16.3 miliardë lekë. Sipas programeve dhe njësive shpenzuese ato ndahen në: Shërbime Publike Vendore; Menaxhimi i Rrugëve dhe Transportit Rrugor; Planifikim, Menaxhim dhe Administrim; Arsimi Parauniversitar dhe Edukimi; Strehim dhe Planifikim Territori; Siguria Publike; Kujdesi Social dhe Solidariteti; Kultura dhe Turizmi; Zhvillimi i Rinisë dhe Sportit; Zhvillimi ekonomik vendor, zhvillimi rural, bujqësor dhe pyje.

Burimi: Bashkia Tiranë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shpenzimet vendore kanë peshën më të lartë ndaj totalit të shpenzimeve të Bashkisë, me 29.4 % të totalit apo 4.8 miliardë lekë. Ky zë shpenzimesh përbëhet nga: Aparati i Bashkisë; Shërbim Ndërmarrja e Dekorit; Drejtoria e  Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit; Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit; Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit;Agjencia e Shërbimeve Funerale. 

Njësia e dytë shpenzuese është programi i Menaxhimit të Rrugëve dhe Transportit Rrugor, e cila zë 21.3 për qind të totalit të shpenzimeve apo 3.4 miliardë lekë. në këtë program përfshihen: Aparati i Bashkisë; Drejtoria e Përgjithshme. Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit; Tirana Parking.

Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi parashikohet se do të kërkojë 2.7 miliardë lekë apo 16.8 për qind e totalit. Kjo njësi shpenzuese përbëhet nga Aparati i Bashkisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Programi i tretë shpenzues është Arsimi Parauniversitar Dhe Edukimi, me një peshë prej 15.2 për qind dhe vlerë 2.4 miliardë lekë. Ky program përbëhet nga: Aparati i Bashkisë; Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit te Fëmijëve; Drejtoria e  Përgjithshme Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit;Shkolla “Luigj Gurakuqi”; Drejtoria e Konvikteve. Programi i Strehimit dhe Planifikimit të  Territorit parashikohet se do të shpenzojë 1.2 miliardë lekë, apo 7.6 për qind e totalit të shpenzimeve. Siguria Publike; Kujdesi Social dhe Solidariteti; Kultura dhe Turizmi; Zhvillimi i Rinisë dhe Sportit; Zhvillimi ekonomik vendor, zhvillimi rural, bujqësor dhe pyje, të gjitha së bashku, kanë një peshë prej 9.6 për qind të totalit të shpenzimeve të Bashkisë Tiranë, apo me vlerë 1.5 miliardë lekë.

Kontribuoi: Ledina Loga