Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.
Sipas të dhënave deputetet janë kryesisht të pasura, vijnë nga një e shkuar që, sipas të ardhurave që kanë krijuar rezulton e suksesshme.
Sakaq gratë deputete para si t’i hynin jetës parlamentare kanë “trashëguar” nga puna në profesione të lira apo në biznes të ardhura të majme.
E referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të publikuar nga ODA mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ndër parlamentaret më të pasura. Mesi ka deklaruar se është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër.
Madje Mesi ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro.