Open Data Albania ka shtuar në rubrikën Para dhe Pushtet të dhëna për deklarime fillestare të deputetëve që kanë hyrë në Parlament për herë të parë.
Përveç të dhënave të publikuara në një format të mirëstrukturuar dhe sipas disa kategorive të pasurisë, janë publikuar edhe versionet PDF të deklarimit. Kjo për të ndihmuar këto të informohet sipas dokumentit autentik të nënshkruar nga vetë subjektit.
Në përfundim mund të themi se deputetët e rinj të kuvendit janë kryesisht të pasur. Ata vinë nga një e shkuar që rezulton shumë e suksesshme në biznese, profesione të lira dhe sipërmarrje. Po kështu disa prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive të patundshme, titujve pronësor apo likuiditeteve.
Gjejmë tashmë në deklarimet e tyre edhe koleksione arti me vlera të larta monetare sipas deklarimit. Në disa raste spikasin një numër i lartë shoqërisë tregtare ku deputetët janë aksionar sikurse sipërfaqe terrenesh dhe tokash bujqësore nën pronësi.
Nuk mungojnë as deputetët apo personat e tyre të familjes që kanë llogari dhe depozita në vlera të larta monetare.
Të dhënat për deputet me deklarim fillestar ju mund ti gjeni në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Kategoria e informacioni sipas filtrit të kërkimit Deputet Legjislatura Aktuale.
Lista Deputet të Rinj (mandat i parë ose mandat pas një shkëputjeje nga detyra publike) me Deklarime Fillestare 2017:
1.Elona GJEBREA(HOXHA)
2.Klotilda FERATI
3.Sadi VORPSI
4.Arben PERLLUMBI
5.Ilir NDRAXHI
6.Roland XHELILAJ
7.Arben KAMAMI
8.Nuri BELBA
9.Elisa SPIROPALI
10.Edlira BODE
11.Ismet BEQIRAJ
12.Tatjana PIRO
13.Xhevit BUSHAJ
14.Vilma BELLO
15.Alket HYSENI
16.Vullnet SINAJ
17.Fatmir VELAJ
18.Flamur GOLEMI
19.Adnor SHAMETI
20.Almira XHEMBULLA
21.Gjetan GJETANI
22.Senida MESI
23.Lulzim BASHA
24.Orjola PAMPURI
25.Rudina HAJDARI
26.Grida DUMA
27.Halim KOSOVA
28.Endri HASA
29.Enkelejd ALIBEAJ
30.Ervin SALIANJI
31.Hekuran HOXHALLI
32.Klevis BALLIU
33.Andon FRROKAJ
34.Bardh SPAHIA
35.Izmira ULQINAKU
36.Lorenc LUKA
37.Nasip NACO
38.Viktor TUSHA
39.Dritan BICI