Deputeti i PS Alket Hyseni u denoncua nga një zonjë e quajtur Irini Bua për tokën që ajo pretendonte se Hyseni i kishte vjedhur në Dhërmi.
Pasuria që Hyseni ka deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë, është tepër e madhe.
Të dhënat janë postuar nga “Open Data”.
Në deklarimin e tij duket se ai zotëron disa apartamenta dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe toke.
Hyseni më parë ka punuar në doganën e Kakavijës.
Në vitin 2016 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Në 2017 ndihmës në Kryeministri dhe nga qershori 2017 deputet.
Zbulohet pasuria marramendëse e deputetit të PS, Alket Hyseni…
Pasuria e Alket Hysenit:
Pronar i dy apartamenteve me sipërfaqe 120 m2, porositur më 10.09.2018.
Ka deklaruar se i ka blerë me të ardhura nga emigracioni, biznesi, puna e kursime familjare.
Vlera e dy apartamenteve sëbashku 93 600 euro.
Ka një tjetër banesë me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më 31.05.2010, me vlerë 4 691 700 lekë.
Gëzon gjithashtu tre garazhe me 30 m2 secili dhe një garazh 50m2.
Zotëron disa metra katrorë troje dhe tokë arë. Për këtë tokë deklaron se e ka blerë nga puna në emigracion dhe burimet e të ardhurave familjare.
Sa i takon 11 mijë metrave katrorë të vjedhura në Dhërmi ai u përgjigj:
“Toka bujqësore është fituar nga një AMTP (tapi) në emër të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua). Ndërkohë, zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke, pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991 dhe nuk i takon sipas ligjit”.