6 kontrata koncesionare pritet të lidhen gjatë vitit 2018 në sektorin e transportit, ndërkohë që vlera totale e tyre arrin në 140.6 miliard lekë. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa janë përpunuar nga Open Data Albania, ku renditet dhe akset ku do të punohet.
Kështu, referuar të dhënave për 2018-ën parashikohet të fillojë ndërtimi me koncesion për ndërtimin dhe Operimin e Aksit Tirane-Thumane-Vore; i Rruges Kardhiq – Delvine dhe Kashar – Rrogozhine; Po ashtu, parashikohen të lidhen kontratë koncesionare edhe për akset Milot – Balldren; Orikum – Himare dhe ajo e rrugës së Arbrit.
Sektori i transportit mban peshën kryesore të kontratave koncesionare që pritet të lidhen përgjatë vitit 2018, duke qenë se në total parashikohet nënshkrimi i 8 të tillave. 2 kontratat e tjera i takojnë sektorit të arsimit, për ndërtimin e shkollave në Tiranë dhe atij të shëndetësisë për ndërtimin e Spitalit të Fierit.
Në total qeveria shqiptare  ka nënshkruar 223 kontrata koncesionare apo partneritete publike-private, me një vlerë totale prej 504.8 miliard lekë, ku peshën më të madhe të tyre e mban sektori energjetik me 75% të totalit.
Ndërkaq, pas nënshkrimit të kontratave të reja për vitin 2018 vlera e koncesioneve ekzistuese dhe atyre të parashikuara do të shkojë në  661,5 miliard lekë.