ALKO-IMPEX, kompania në pronësi të nipit të deputetit të Sadri Abazit, rezulton se ka dalë fituese në 17 nga 19 tenderët ku ka garuar.
Në një statistikë të botuar sot nga Open Data  rezulton se shtatë institucione i kanë besuar shërbimet e tyre kësaj kompanie, e cila ka përfituar 13 milionë USD.
Ajo që bie në sy është fakti se institucionet nuk janë vetëm me drejtues nga Partia Socialiste, por edhe nga PD-ja.
Konkretisht Bashkia e Tiranës dhe Librazhdit kanë numrin më të madh të tenderëve që ia kanë dhënë kompanisë së nipit të Sadri Abazit, ndërkohë që nga PD-ja rezulton se Bashkia e Devollit i ka dhënë 3 tenderë me vlerë rreth 500 mijë USD.