Kompania në pronësi të deputetit të PS Sadri Abazi duket se është me shumë ‘fat’.

Sipas një bilanci të bërë transparent edhe përmes tabelës në foto të Open Data Albania, nga 19 tendera ku ka garuar, 17 i ka fituar. Bëhet fjalë për kompaninë ALKO-IMPEX Construction që rezulton në emër të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit.

Kompania e nipit të deputetit socialist nuk ka përfituar tendera vetëm në bashkitë e majta por edhe nga bashkitë e djathta, siç është ajo e Devollit apo e Kavajës. Bëhet fjalë për një shifër prej 13 milion dolllarësh të cilën kompania e nipit të Abazit e ka përfituar në shkëmbim të punës ku përfshihen edhe shërbime me objekt: gjelbërimin apo pastrimin e qytetit.

Tabela me tenderat e fituara nga ALPKO-IMPEX