Kompania “Alko-Impex General Construction SHPK” e cila ka si administrator Arbër Abazin, nipi i deputetit të PS Sadri Abazi sipas të dhënave nga Open Data Albania” ka garuar në 19 proceduar tenderimi dhe ka arritur të fitojë 17 tendera që kryesisht me bashkinë e Tiranës. Përgjatë vitit 2016-2017 kompania e tij ka fituar plot 13,4 miliardë lekë nga tenderat në 7 bashki kryesisht në ofrimin e shërbimit të pastrimit të qytetit.
Me bashkinë e Tiranës ai ka fituar rreth  8.7 milionë dollarë për “Shërbimi i pastrimit të Zonës Tirana III”.
4 tendera kompania i ka fituar në bashkinë e Librazhdit, të cilat llogariten mbi një vlerë prej 683 mijë dollarë, ndërsa për tenderin e pastrimit të qytetit një fond prej 51 mijë dollarësh, një kontratë e lidhur më 27.10 2017.
Nga kjo kontratë, firma e Abazit ka fituar një tender tjetër 4-vjeçar për shërbimin e pastrimit, nga e cila ka fituar një shumë prej 463 mijë dollarësh.
Po ashtu, kompania ka fituar tendera edhe në bashkinë e Devollit, sërish për shërbimin e pastrimit dhe ka fituar 42.9 mijë dollarë.
Në bashkinë e Pukës, firma ka fituar tenderin e sistemimit të lagjes pas Pallatit të Kulturës dhe një fond prej 2018 mijë dollarësh.
Në bashkinë e Dibrës 2.9 milionë dollarë për rinovimin e bulevardit “Elez Isufi” dhe rrugën e Muzeumit.
Kjo firmë ka fituar tendera edhe në bashkinë e Kavajës dhe Peqinit gjatë vitit 2016.