Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është më i lakuari në media nga ministrat e Qeverisë “Rama 2”.
Ndaj Gjiknurit janë drejtuar akuza nga spektri politik në lidhje me afera të dyshimta korruptive, ku në lojë kanë qenë shuma marramendëse parash.
Kujtojmë se Gjiknuri është një nga ministrat e akuzuar për mega aferën e ÇEZ.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek ÇEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Si përgjegjës për këtë dëm, gishti akuzues u drejtua ndaj Damian Gjiknurit.
Më herët opozita,ka hedhur dyshime se Gjiknuri, ka krijuar pasuri të dyshimta, në bazë të kësaj afere.
Nëse vërejmë të dhënat e pasurisë të deklaruara pranë ILDKPKI-së, ndër vite, konstatojmë se vetëm me një rrogë ministri dhe me një pagë të bashkëshortes së tij, Gjiknuri ka jetuar në luks.
Një luks i tillë i përshkruar me shifra të mëdha në një Shqipëri të varfër, natyrisht që lë të mendosh se vetëm një vetting në politikë, mund të zbardhë korrupsionin ministror dhe jo vetëm.
Përgjatë viteve 2012-2015, Gjiknuri rezulton të ketë marrë hua nga bashkëshortja, ndërsa ka deklaruar të ardhura nga punët private.
Përgjatë tre viteve, 2012-2015, familja Gjiknuri, me të ardhurat e siguruara, kanë shlyer pjesërisht kreditë që kishin marrë për një banesë me vlerë 50 milion lekësh si dhe kredinë për një makinë në vlerën e 18 200 euro.
Sipas të dhënave të Open Spending Albania, në vitin 2015, rezulton se Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka të ardhura 1,671,249 nga paga si ministër dhe shpërblimet. Ndërsa tre llogari bankare të ministrit janë pakësuar, përkatësisht, 61,621 lekë, llogari 2,080 lekë dhe llogari e bashkëshortes me 436,869 lekë, disa llogari të tjera janë shtuar.
Ndërkohë të tjera llogari janë shtuar me 87,200 lekë, me 10,053 lekë si dhe llogari e shtuar në valutë të biznesit me 9,702 lekë. Bashkëshortja e ministrit Gjiknuri ka marë kredi për të blerë një automjet “Mercedes Benz” në vitin 2015 me vlerë 44,000 euro.
Në vitin 2016, luksi i Gjiknurit ka arritur kulmin.
Sipas të dhënave në deklaratën e pasurisë së Gjiknurit, të marrë pranë ILDKPKI-së, në vitin 2016, Gjiknuri ka porositur një apartament të ri banimi prej 199.5 metrash katrorë.
Vlera e këtij apartamenti banimi është 271 mijë e 450 euro, nga të cilat Gjiknuri ka paguar këstin e parë prej 100 mijë eurosh.
Diçka tjetër që bie në sy në formularët e deklarimit të pasurisë, është rritja e trefishtë e të ardhurave të Rovena Gjiknurit, krahasuar me vitin 2015. Në vitin 2016, ajo deklaron 6 231 627 lekë, nga punët private si arkitekte.
Me gjithë këtë rritje të të ardhurave, Gjiknuri rezulton të ketë dhe një kredi tjetër të pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra).
Viti 2012
Të ardhura nga paga dhe përfitime si deputet në vlerën 1 857 184 lekë
Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri paga si drejtuese në Top Channel në vlerën 1 400 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Gjiknuri të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 600 000 lekë.
Arkëtimet nga një hua dhënë bashkëshortes në vlerën 5 500 euro.
Arkëtim në vlerën 500 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 299 000 lekë, principal 5 000 000lekë, interes 3% në vit.
Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 7 600 euro, principal 18 200 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -180 400 lekë për një kredi bankare.
Bashkëshortja zonja Gjiknuri detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën -3 500 euro.
Viti 2013
Paga dhe përfitime si deputet dhe si ministër në vlerën 2 128 278 lekë
Bashkëshortja zonja Gjiknuri paga si drejtuese në vlerën 1 400 000 lekë
Bashkëshortja zonja Gjiknuri të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 800 000 lekë.
Arkëtim në vlerën 600 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
Të ardhura nga shitja e automjetit personal tip Audi 4, me blerje në vitin 2010, në vlerën 5 500 euro.
Sipas deklarimit fillestar te 2010 rezulton një hua për shkak të sëcilës zoti Gjiknuri deklaron “pagesa të një huaje që i ka dhënë bashkëshortja, derdhur në llogarinë në bankë të nivelit të dytë” vlera e derdhjes 8 000.
Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 118 600 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 4 000 euro, principal 18 200 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -180 400 lekë për një kredi bankare.
Bashkëshortja zonja Gjiknuri detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën -3 500 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si ministër, 1 595 941 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare 100 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si drejtuese e deparlamentit në TV Top-Channel, 1 121 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes (studio projektimi, Fabrika), 1 702 453 lekë.
Të ardhura për shpërblim page nga Kuvendi i Shqipërisë, fituar me vendim gjykate, 325 377 lekë.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 327 000 lekë.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 1 900 000 lekë, me principal 5 milionë lekë, interes bazë 3%, për blerje shtëpie.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 43 135 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 16 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 641 001 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 7 032 euro.
Bashkëshortja, kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar – 0 euro, me principal 18 200 euro, interes Eurobor 5 %, për blerje automjeti.
Viti 2015
Paga neto si ministër 1 671 249 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekë.
Zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera si drejtuese departamenti në TV Top Channel 1 100 000 (njëmilion e njëqind mijë) lekë .
Bashkëshortja zonjë Rovena Gjiknuri të ardhura bruto nga aktiviteti provat studio projektimi Fabrika 1 939 654 lekë.
bashkëshortja të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro.
bashkëshortja të ardhura nga shitja e një automjeti 15 000 euro.
Pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë.
pakësuar një llogari në euro 2080 lekë.
shtuar një llogari në lekë me 87 200 lekë.
bashkëshortje pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë.
shtuar llogarinë në euro me 10 053 lekë.
shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.
blerë automjet Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44000 euro.
Shlyer në vlerën 284 523 një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milion lekë dhe me interes vjetor 3% ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë.
shlyer kredi në vlerën 4 664 euro, kredi e marrë nga bahskëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro, mbetur pa shlyer 31 003 euro.
Viti 2016
Paga dhe shpërblime si Ministër pranë MEI, 1 666 456 lekë.
Bashkëshortja zonjë Rovena Gjiknuri të ardhura nga aktiviteti privat studio Fabrika dhe Person Fizik, 6 231 627 lekë.
Porositur një apartament banimi me sipërfaqe. 199.5 m2, vlerë 271 450 euro, për të cilin është paguar kësti i parë 100 000 euro me kredi, pjesa takuese 50%.
Gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 5 271 euro.
Gjendje llogarisë bankare për pagën, shtuar me 942 495 lekë.
Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 113 491 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 123 211 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 165 160 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 1 312 euro.
Shlyer për vitin 2016 vlera 284 500 lekë për kredi bankare për shtëpi banimi marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milion lekë dhe me interes vjetor 3% ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 2 598 411 lekë.
Shlyer për vitin 2016 vlera 2 900 euro për kredi për shtëpi, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 98 550 euro.
Bashkëshortja, shlyer për vitin 2016 vlera 6 420 euro për kredi bankare, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 23 122 euro.
Artikulli me të dhënat e Open Data Albania është publikuar në median online News Flash.