Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në Shqipëri sipas qarqeve gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e INSTAT-it. Leja e ndërtimit është një autorizim për të filluar punë mbi një projekt ndërtimi, duke qenë faza përfundimtare për planifikimin dhe autorizimin e ndërtimit, para fillimit të punës. Në vendin tonë, gjatë vitit 2010 janë dhënë…
Viti 2011, rritje 9% e shpenzimeve ushtarake
Sipas projektit ‘Open Data’, rritjet më të larta të shpenzimeve buxhetore për qëllime ushtarake të Shqipërisë kanë qenë në vitet 2006 e 2007, kur buxheti i dikasterit përkatës u rrit mesatarisht 22% më shumë se vitet paraardhës. Edhe viti 2009 (viti i anëtarësimit në NATO) shënoi një rritje të lartë, 17.4%, krahasuar me vitin 2008. Rritja e buxhetit, në fakt ishte një domosdoshmëri për përmbushjen…
Jetegjatesia e rajonit,Shqiperia ne vendin e dyte
Në vendin e dytë vijnë shqiptarët përsa i përket jetgjatësisë në rajon,ndërsa vendin e parë e zenë grekët.Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Treguesi ka ardhur vazhdimisht në rritje, sidomos nëse krahasohet me vitin 1991, ku pritshmëria e jetëgjatësisë ishte 69 vjet…
Arsimimi si krizë
Po e nis si prind: Fëmija im e provoi që 9 muajsh që ta “rrisë bota”. Me shumë përpjekje, me një pagesë 17 mijë lekësh në muaj dhe duke i thënë “faleminderit”, pronarja e një kopshti privat, por që kishte edhe çerdhen pa licencë pranoi të kujdesej për fëmijën, që ne prindërit të bënim këto punë të uruara, duke përshkuar me karrocë gjysmën e Tiranës…
Panorama: Ndërtimi i Rrëshen-Kalimash, kosto finale 980 milionë USD
Gazeta Panorama, Ekonomi, Data: Premte 11 Shkurt 2011.
Publikohet raporti për koston e zgjedhjeve lokale të këtij viti
Publikohet raporti: Zgjedhjet e 8 Majit më të kushtueshmet në histori Zgjedhjet lokale të 8 Majit do të jenë më të kushtueshmet në historinë e vendit. Në bazë të të dhënave zyrtare dhe nxjerrjes së statistikave “OPEN DATA Albania” mbi shpenzimet zgjedhore sipas buxhetit të shtetit gjatë viteve 2003-2011. Sipas këtyre të dhënave, proçesi zgjedhor vendor pritet që të kushtoj 600 milionë lekë. Zgjedhjet e…
Analiza, zgjedhjet vendore më shumë tension se të përgjithshmet
Zgjdhjet për pushtetin vendor shoqërohen me një kriminalitet elektroral më të lartë sesa proceset e zgjedhjeve të përgjithshme. Është ky konkluzioni i hulumtimit të realizuar nga portali open.data.al. Sipas kësaj analize, kodi Penal aktual përmban tetë nene ku parashikohen vepra apo kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore.
Kushti, 30 në 100 vetë me arsim të lartë
Arsimi i lartë në Shqipëri e ka zanafillën vonë krahasuar me vendet e tjera, kjo ka bërë që përqindja e numrit të qytetarëve me arsim të lartë në vitet 90 deri në 2000 të ishte ndër më të ultat në europë, 9 vetë për 100 qytetarë. Këshilli i Europës i vuri kusht Shqipërisë që të arrinte një normë 30 vetë me arsim të lartë për…
Lejet e ndërtimit në rritje me 21%, kryeson Durrësi
Gjatë vitit 2010, në rang vendi janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi. Në vitin 2010, sektori i ndërtimit ka patur një zhvillim pozitiv. Në rang vendi, janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi, në një rritje vjetore me 21%. Sipas shifrave të rezultuara nga studimi i “Open Data Albania”, qyteti me numrin më të madh të lejeve figuron Durrësi. Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele…
Raporti: Çdo vit 11 persona dënohen me burgim të përjetshëm
Sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Open Data Albania, në Shqipëri dënohen mesatarisht 11 shtetas çdo vit me burgim të përjetshëm. Referuar raportit, Gjykatat në Shqipëri, në harkun kohor 2004-2009, kanë dhënë 69 vendime penale të formës së prerë me burgim të përjetshëm. Viti më me shumë të dënuar me burgim të përjetshëm është viti 2006, me 17 të dënuar ndërsa viti me…
Shqiptarët jetojnë më gjatë se serbët
Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…
Mbetet ende i lartë numri i vdekjeve foshnjore në Shqipëri,në 1.000 lindje,14 vdesin pa mbushur një vit!
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vdekshmërinë… foshnjore në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore. Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri…
Gazeta Sot: Durrës-Kukës, sa 50% e investimeve për të gjitha rrugët kombëtare
Gazeta Sot, Ekonomi, Data: Premte 11 Shkurt 2011.
Pas Greqisë, Shqipëria nivelin më të lartë të borxhit në rajon
Shqipëria vjen menjëherë pas greqisë për nivelin e lartë të borxhit publik kundrejt produktit të brendshëm bruto një një vit. Sipas open.data.al, që ka analizuar ecdurinë e këtij treguesi, duke përdorur shifrat e ministrisë së financave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, niveli i borxhit të shqipërisë ëhstë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kjo vecanërisht pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Stoku i borxhit të një vendi është…
ODA: Zgjedhjet e 2009 dhe “8 maji”, më të kushtueshmet për Shqipërinë
OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…
