Gazeta Mapo: Fatura e Gërdecit në buxhet 3 mld lekë

Fatura e buxhetit për ngjarjen e Gërdecit rezulton rreth 3 miliardë lekë, sipas kalkulimeve të “Open Data Albania” me mbështetjen e zyrës Fondacionit Sorros, selia e Bukureshtit. Në Buxhetin e Shtetit (faktik) rezultojnë të shpenzuara për vitin 2008, nën zërin “Dëmshpërblim për Gërdecin”, 2390 milionë lekë dhe në vitin 2009, 85 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga donacionet në llogarinë e hapur nga Qeveria, në…

Gazeta Shqiptare: Shqipëria e dyta pas Greqisë për marrjen e borxheve

Shqipëria vjen menjëherë pas Greqisë, po të marrësh në analizë nivelin e borxhit publik të vendit, në krahasim me sasinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto në një vit. Sipas “Open Data Albania“, që përdor shifra të vlerësimeve nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe statistikat zyrtare shqiptare, në vitin 2000 vendi ynë ka qenë në vendin e katërt,…

Zgjedhjet e “8 majit” më të kushtueshmet

Zgjedhjet vendore të 8 majit do të jenë më të kushtueshmet e 14 viteve të fundit. Sipas të dhënave të “OPEN DATA Albania”, proçesi zgjedhor vendor pritet që të kushtoj 600 milion lekë. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Sipas “OPEN DATA Albania” Komisioni Qëndror…

Shqiptarët, më shumë kredi për të blerë shtëpi

TIRANË- Shqiptarët e gjejnë tek kredimarrja zgjidhjen për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e kredive të lëshuara nga bankat tregtare ndaj individëve kanë për qëllim blerjen e banesave duke e kthyer këtë sektor në një ndër më të financuarit në vend. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më shumë se 70 për qind e totalit të kredisë së lëshuar nga bankat është…

Në 2010 PBB-ja u rrit për 6.3 %

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. PBB përfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti. Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit…

Lejet e ndërtimit në rritje me 21%

Gjatë vitit 2010, në rang vendi janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi. Në vitin 2010, sektori i ndërtimit ka patur një zhvillim pozitiv. Në rang vendi, janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi, në një rritje vjetore me 21%. Sipas shifrave të rezultuara nga studimi i “Open Data Albania”, qyteti me numrin më të madh të lejeve figuron Durrësi. Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele…

Open Data Albania: Borxhi i huaj, financimi më i madh për transportet

Borxhi i Shqipërisë ndër vite ka financuar më shumë sektorin e transporteve, ndërsa në vend të dytë renditet energjetika dhe në vend të tretë demokratizmi dhe shteti i së drejtës. Të përkthyer në përqindje, përkatësisht këto fusha janë financuar me kredi koncensionare apo me grante në 31%, 14% dhe 13%. Të dhënat janë rezultat i hulumtimit të agjencisë Open Data Albania mbi ndihmën e huaj…

Torta për pushtetin, thërrimet për popullin

Zyrtarët e lartë shqiptarë bënë edhe në 2011 adetin pranë ILDKP-së, institucionit që përgatit dhe publikon pasuritë e atyre që e kanë detyrim me ligj që të publikojnë pasuritë që bëjnë vit pas viti. Është stërthënë se kjo është një maskaradë, se ajo që deklarojnë zyrtarët shqiptarë, apo burimet nga ka ardhur pasuria që kanë vënë është, është tu hedhësh hi syve shqiptarëve dhe se…

Shqipëria harxhon më shumë për Ushtrinë se për Policinë

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit. Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht…

Radio ‘Blue Sky’ Kosove prezanton Open.Data.AL

Radio Blue Sky, kanal i dyte radiofonik i RTK ne Prishtine ka ftuar ne studio Zyrtaren e Marrdhenieve me Publikun prane Open.Data.Al znj. Aranita Brahaj. Intervista eshte transmetuar ne emisjonin e mengjesit ne daten 21 shkurt 2011 ora 08.40 deri 09.00. Teme e intervistes prezantimi i Open Data ne Shqiperi dhe mundesia e pershtatjes se projektit edhe per Kosoven. Degjoni Intervisten e plote KETU

Open Data Albania: Publikon ecurinë dhe tiparet e procesit të transferimit të pronësise

Në prag të fillimit të ankandeve për shit- jen e 1.280 aseteve me pronësi shtetërore, “Open Data Albania” ka publikuar një studim lidhur me tiparet dhe ecurinë e këtij procesi në vite. Duke qenë se Shqipëria vjen nga një historik 50-vjeçar i mosekzistencës së pronës dhe shërbimit privat, menaxhimi sa më me efektivitet dhe eficencë i procesit të privatizimit merr një rëndësi të veçantë. Por,…

ODA: Zgjedhjet e 2009 dhe “8 maji”, më të kushtueshmet për Shqipërinë

OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…

Shëndetësi, shqiptarë paguajnë nga xhepi

Tiranë – Sektori publik mbulon vetëm 40 për qind të shpenzimeve në shëndetësi, pjesa tjetër mbulohet nga sektori privat. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor mbulon vetëm 45 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë të familjeve shqiptare. Më të goditur nga kjo gjë janë grupet me nivel të ulët të ardhurash. Për sistemin finaciar që ka zgjedhur Shqipëria për shëndetësinë pritej që sektori publik të…

Popullsia drejt plakjes, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Popullsia në Shqipëri po shkon drejt plakjes, ndërkohë që femrat kanë një jetëgjatësi mesatare më të lartë se meshkujt. Sipas një studimi të kryer së fundi nga Open Data Albania (ODA), kategoria e personave mbi 65 vjeç është në rritje dhe ky fakt flet për fenomenin që po shfaqet shumë ngadalë edhe në vendin tonë, që është plakja e popullsisë. Ulja e nivelit të lindjeve…

Lejet e ndërtimit në rritje

1.800 leje ndërtimi janë dhënë gjatë vitit 2010 në Shqipëri dhe sektori i ndërtimit ka pasur një zhvillim pozitiv. “Open Data Albania” ka publikuar shifrat e një studimi të saj ku qyteti më lejet e ndërtimit më të mëdha rezulton Durrësi.  Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele apo edhe objekte tregtare.