Zgjedhjet vendore të 8 majit do të jenë më të kushtueshmet e 14 viteve të fundit. Sipas të dhënave të “OPEN DATA Albania”, proçesi zgjedhor vendor pritet që të kushtoj 600 milion lekë.

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Sipas “OPEN DATA Albania” Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe shuma e parave të alokuara nga buxheti i shtetit për KQZ-në është në varësi të organizimit të zgjedhjeve në vend.

“Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale” ndër vite kanë kushtuarnga 23 milionë lekë që ka qenë në vitin 2005 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) ka vajtur në 500 milionë lekë në 2006-n (rreth 21 herë më i lartë) dhe 250 milionë në 2007-n (vit i zgjedhjeve lokale). Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të shpenzuara ndonjëherë për organizimin e zgjedhjeve në vend nga KQZ. Ajo është 16 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 25 herë më e lartë se sa në vitin 2005.