Open Data Albania po zbardh të dhëna mbi Popullsinë Botërore. Informacioni ka burim UNFPA. Autoritetet e ndryshme kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare mund të përdorim metodologji të ndryshme për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave. Për të bërë të mundur krahasueshmërinë në nivel ndërkombëtar të të dhënave, UNFPA mbështetet në metodologjitë standarde të përdorura nga burime kryesore të statistikave. Në disa raste të dhënat në këto tabela ndryshojnë nga ato të krijuara nga autoritete kombëtare. Sipas databazës për popullsinë të UNFPA, tabelat statistikore janë bazuar në sondazhet e përfaqësuesve kombëtar të departamenteve të Popullsisë dhe Shëndetit (DHS) dhe Sondazhet e Grupeve të Treguesve të Shumëfishtë (MISC); vlerësime të organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe vlerësime ndërmjet agjencive. Ato gjithashtu përfshijnë vlerësimet dhe parashikimet e fundit mbi popullsinë (World Population Prospects). Informacioni pasqyron përgjithësisht informacion në dispozicion nga Janari 2019.

Sipas dataset UNFPA popullsia botërore Janar 2019 është total 7 794 798 739 (shtatë miliard e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë). Azia ka numrin më të madh të popullsisë 4.6 miliard njerëz ose 59.54% e popullsisë në rang botëror. Vlen pa Azisë Afrika me 1 340 598 147 (një miliard e treqind e dyzet milion e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë). Afrika sot ka 17.2 % të popullsisë botërore. Këto dy kontinente kanë ë përqendruar popullsinë dhe burimet njerëzore mazhoritare në botë. Në perspektivën e prodhimit dhe konsumit ekonomikisht këto dy vende premtojnë më shumë se Europa apo Amerika e Veriut. Pas tyre vjen Europa me vetëm 9.59% të popullsisë dhe Amerika Latine me Karaibet m 8.39%. Amerika veriore ka vetëm 4.73 % të popullsisë botërore. Në fund qëndron Oqeania.


Të dhënat: Organizata e Kombeve të Bashkuara UNFPA
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në kontinentin e vjetër Europian Shtetet me popullsinë më të madhe sipas të dhënave të UNFPA është Rusia e cila pasohet nga Turqia. Gjermania qëndron në vendin e tretë e pasuar nga Britania, Franca dhe Italia. Shqipëria qëndron në vendin e tridhjetë e tretë ndërsa Serbia dhe Kroacia janë vendet me popullsi më të lartë në rajonin tonë. Shteti europian me më pak popullsi është Islanda.


Të dhënat: Organizata e Kombeve të Bashkuara UNFPA
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në rang botëror sipas shteteve dhjetë “superfuqitë demografike” janë: Kina 18.4% e totalit, India 17.7% të totalit botëror, Shtetet e Bashkuara me 4.2%, Indonezia, Pakistani, Brazili, Nigeria, Bangladeshi, Rusia, Meksika.


Të dhënat: Organizata e Kombeve të Bashkuara UNFPA
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Organizata e Kombeve të Bashkuara UNFPA
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Popullsia Botërore është një indikator shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajoneve apo shteteve. Në dekadat e fundit trendi dhe dinamika e vendeve ka pësuar ndryshime si pasojë e migrimit dhe disnivelit të indikatorëve të lindshmërisë në shtete të ndryshme.

Shkarko excel: Popullsia në Botë, Europë dhe Rajon viti 2019
Kontribuoi : Griselda Ruci