Shqipëria që prej korrikut të vitit 2013 aplikon një pagë minimale prej 22 000 lekë në muaj ose 157 euro në muaj. Por kjo pagë nuk është aplikuar edhe si minimum për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Pra, vendi ynë ka aplikuar dy standarde page minimale. Deri në 31 korrik 2014, si pagë minimale për efekt të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka shërbyer paga prej 19 026 lekë në muaj, por duke filluar nga 1 gusht 2014 kjo pagë u rrit deri në nivelin prej 19 406 lekë në muaj. Në 1 janar të vitit 2015, me Vendim Nr. 77, datë 28.01.2015, paga minimale mujore për efekt kontributesh u barazua me pagën minimale mujore në shkallë vendi, pra u bë 22 000 lekë.
Vendi ynë aplikon një pagë minimale mujore më të ulët se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës e cila e aplikon pagën minimale mujore bazuar në moshën e të punësuarit. Për të punësuarit deri në 35 vjeç si pagë minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për të punësuarit 35-65 vjeç si pagë minimale është 170 euro në muaj. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende të rajonit që aplikojnë pagë minimale nën 200 euro në muaj.
Burimi: Eurostat; Federata Ndërkombëtare e Punësimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Kosova aplikon pagë minimale prej 170 euro për punonjësit 35-65 vjeç dhe 130 euro për nën 35 vjeç
Burimi: Eurostat; Federata Ndërkombëtare e Punësimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shënim: Kosova aplikon pagë minimale prej 170 euro për punonjësit 35-65 vjeç dhe 130 euro për nën 35 vjeç
Edhe për vitin 2015, vendet si Italia, Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Islanda dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale.