Open Data Albania po hulumton mbi Koncesione PPP me financim publik nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021, duke identifikuar që kanë Paketë Kontrolluese Aksionare jashtë vendit. Ky hulumtim përdor të dhënat mbi shoqëritë që janë përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave Koncesionare PPP, informacion që gjendët i publikuar në portalin Open Corporates Albania, rubrika Shoqëri Koncesionare. Për secilën shoqëri do të identifikohet në cilin regjistër biznesi është i regjistruar zotëruesi i aksioneve dhe kapitalit duke identifikuar edhe origjinën e paketës kontrolluese. Artikulli ka në fokus vetëm shoqëritë PPP që mbështeten me fonde publike gjatë vitit aktual 2021. Në vitin 2021, sipas Relacionit Shoqërues të Ligjit nr. 137, datë 16.12.2020 ‘Për Buxhetin 2021’, rezulton që do të mbështeten me fonde publike 13 (trembëdhjetë) kontrata koncesioni PPP. Vlera totale e parashikuar për mbështetje të Koncesioneve nga Fondet Publike për vitin 2021 është 14 432 692 000 (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) Lekë, ose konvertuar në Euro rreth 116 769 352 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) Euro.
Pesë nga trembëdhjetë kontratat PPP me mbështetje buxhetore në vitin 2021 , zbatohen nga shoqëri të cilat kanë zotërues të regjistruar jashtë vendit për më shumë se 51% e Kapitalit. Ato janë: Sani Service (Kosovë; Itali); S2 Albania (Kaliforni; Shqipëri); Integrated Technology BV SPV (Holandë); Laboratory Neworks (Shqipëri; Holandë; Francë) dhe DiaVia (Suedi).
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Raporti numerik rezulton 5 shoqëri me zotërues të huaj dhe 7 shoqëri me zotërues individ apo shoqëri shqiptare. Nëse shohim vlera financimi buxhetor që shkojnë për këto kontrata në vitin 2021, na rezulton se 6 731 045 000 Lekë (gjashtë miliard e shtatëqind e tridhjetë e një milion e dyzet e pesë mijë) janë të destinuara për shoqëri koncesionare të zotëruara nga ortak të regjistruar (shumica) në Regjistra Tregtar Jashtë vendit. Pjesa tjetër prej 7 701 647 000 Lekë do ë financojnë kontrata PPP koncesione të cilat zbatohen nga shoqëri që operojnë dhe zotërohen nga individ apo shoqëri të regjistrit të biznesit që vepron në vend
Duke i marrë me radhë nga Koncesioni me vlerë më të lartë financim buxhetor 2021, Rezulto Gjoka 87 , shoqëri koncesionare që zbaton Kontratën për Rrugën e Arbërit. Shoqëria ka aksioner kompaninë Gjoka Konstruksion dhe kështu rezulton me paketë kontrolluese të regjistruar tërësisht në Regjistrin Tregtar të Republikës së Shqipërisë.
I dyti në radhë është SaniService, kjo shoqëri ka paketë aksionere kjo shoqëri ka katër subjekte ekonomike që e zotërojnë përkatësisht shoqëritë Investital 40% të kapitalit shoqëri e regjistruar në Regjistrin Tregtar Republika e Kosovës; Servizi Italia me zotërim të 30% të kapitalit të shoqërisë dhe e regjistruar në Regjistrin Tregtar Italian; Tecnosanimed me zotërim të 15% të kapitalit të shoqërisë zotëruese e regjistruar po në Itali dhe U.JET me zotërim po 15% të kapitalit. Kjo shoqëri ka paketë kontrolluese kapitali plotësisht të huaj. Fitimet e shoqërisë transferohen jashtë.
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Shoqëria S2 Albania zbaton kontratën për Financimin, Ngritjen dhe Operimin e Shërbimit të Skanimit të Kontenierëve të Automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Edhe kjo shoqëri ka një paketë kontrolli të kapitalit të huaj pasi 51% e kapitalit zotërohet nga shoqëria Rapiskan System INC shoqëri e regjistruar sipas të drejtës tregtare në Kaliforni USA. Zotëruesi tjetër është një shoqëri shqiptare ICMS.
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Shoqëria Integrated Technology BV SPV që zbaton kontratën PPP për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi i Energjisë Elektrike zotërohet 100% nga një shoqëri e regjistruar në Holandë, konkretisht GeoGenixBV. Laboratory Networks është gjithashtu një shoqëri koncesionare e cila zbaton një kontratë të rëndësishme në sektorin shëndetësi e për të cilën buxheti i shtetit financon. Kjo shoqëri zbaton kontratën koncesionare për Ofrimin e Shërbimit Laboratorik të Spitaleve Universitare Rajonale dhe Atyre Bashkiake. Kjo shoqëri zotërohet për 41.7 % nga Labofarma shpk shoqëri e regjistruar ne regjistrin shqiptar të bizneseve, nga AB Laboratory Solution BV (ish Orinoco Menera Mineral Resources) shoqëri e regjistruar në Holandë zotërohet pjesa prej 33.3% dhe nga shoqëria ExaLab zotërohen 25% e kapitalit. ExaLab është shoqëri e regjimit tregtar francez. Edhe për këtë shoqëri apo kontratë koncesionare mund të themi që pjesa kryesore e kapitalit është me zotërues të huaj e për pasojë edhe e fitimeve janë të destinuara për atë pjesë të transferohen jashtë vendit
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Open Corporates Albania
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Kontrata PPP për kontrollin bazë të popullsisë 35-70 Vjeç njohur si ChekUp zbatohet nga shoqëria e biznesit 3P Life Logistic , dy zotëruesit e kësaj shoqërie janë gjithashtu dy shoqëri të regjistruara në regjistrin tonë tregtar konkretisht Marketing Distribution dhe TRIMED. Edhe zotëruesit e tyre janë po individ të shtetësisë shqiptare.
Kontrata Ndërtim Operim dhe Mirëmbajtje e Rrugës Milot Morinë zbatohet aktualisht nga shoqëria Albanian Highway Concession me Ortak aktual dy shoqëri shqiptare Salillari dhe Kastrati Group. Më herët në themelim shoqëria kishte edhe tre ortak të tjerë të huaj konkretisht Catalyst Viva Das General Consulting LLc me 40% të kuotave dhe me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe; BeeTech me 10% të kuotave dhe me Seli në Greqi; dhe Violap Ateve me 10% të kuotave nën zotërim dhe me seli në Greqi. Në vitin 2017 ortakët e huaj shitën njëri pas tjetrit kuotat duke lënë si zotërues dy shoqëritë shqiptare Kastrati dhe Salillari. Dokumenta dhe përshkrime për ndryshimin e kuotave janë të aksesueshme në databazën për Shoqëri Koncesionare në portalin OpenCorporates.al.
Shërbimi i Hemodializës është kontratë koncesionare që zbatohet nga shoqëria DiaVita e cila vetë zotërohet 100% të kapitalit nga shoqëria e regjistruar në Suedi (regjistri i bizneseve në Suedi) me emrin DiaVerum International AB. Paketa kontrolluese aktualisht për këtë shoqëri është jashtë vendit dhe po ashtu fitimet transferohen po atje. Më parë kjo shoqëri PPP DiaVita është zotëruar nga American Hospital dhe Evita të cilat kanë transferuar pronësinë duke bërë shitje të kuotave.
Integrated Technology Waste Treatemen Fier është shoqëria që zbaton kontratën koncesionare Për Ndërtimin e administrimin e Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Qarkun e Fierit dhe Prodhimin e energjisë. Kjo shoqëri zotërohet nga dy shoqëri shqiptare konkretisht nga Integrated Technology Services 70% dhe Ndërtim Montimi Patos 30%.
Projekti për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë gjithashtu është një projekt që zbatohet nga dy shoqëri të cilat kanë zotërues po kompani shqiptare. Konkretisht Shoqëria Koncesionare Z.M.A dhe Shoqëria Koncesionare Tirana 4. E para është nën zotërimin e tre shoqërive ortake, konkretisht AGI KONS me 86.95%; MET-Engeneering 12.9% dhe Zeni-06 me 0.15%. Ndërsa shoqëroi tjetër me emërtesën Shoqëria Koncesionare Tirana 4 zotërohen nga Alba Konstruksion me 39.53% të kapitalit; Fusha 32.13%; Ed Konstruction me 16.32%; Son Engineering & Construction 1.3% dhe A&G Engineering shpk me 0.56%.
Shoqëria Koncesionare Rruga Orikum Llogara zotërohet 100% nga shoqëria vendase Gjikuria.
Po njësoj shoqëria Bardh Konstruksion e cila zbaton kontratën koncesionare për Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e Segmentit Rrugor Milot Balldre zotërohet 100% nga shoqëria vendase A.N.K.
Edhe shoqëria që zbaton kontratën koncesionare të Ndërtimit dhe Administrimit të Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Elbasan zotërohet nga ortak shqiptar individ Stela Gugallja. Për çdo shoqëri koncesionare që vepron në vend në portalin Open Corporates Albania funksionon një profil me informacion të mirëstrukturuara dhe dokumente të Koncesionit Partneritetit. Profilet Pasaportë janë të vendosur anë Kategorinë Shoqëri Koncesionare. Mbledhja dhe Publikomi i informacionit daton prej vitit 2014. Të tjera profile shoqëri biznesi janë publikuar po në të njëjtën databazë
Shkarko excel: Shoqëri PPP me Mbështetje Buxhetore sipas Paketës Kontrolluese në Regjistrin Tregtar Shqiptar ose i HuajKomente dhe Analiza: Open Data Albania