Parë në këndvështrimin zotërimit të paketave kontrolluese të aksioneve që këto shoqëri tregtare kanë brenda strukturës aksionare të SHA-ve, rezulton se në rreth rreth 67 raste (ose 23.4%) ato zotërojnë një paketë minorance aksionesh (më e vogël se 49%), dhe rreth 2.6% të kapitalit total që zënë subjektet juridike. 7 shoqëri tregtare (ose 5.1% e rasteve) zotërojnë 50% të aksioneve te nje SHA-je respektive, duke përbërë 2% të kapitalit total të angazhuar. 25 shoqëri (ose rreth 8.5% e rasteve) zotërojnë një mazhorancë të thjeshtë (më e madhe se 51% dhe më e vogël se76%), duke përbërë rreth 3% të kapitalit të angazhuar.
15 shoqëri (ose rreth 5.1% e rasteve) zotërojnë një mazhorancë të theksuar (më e madhe se 75% më e vogël se 100%), duke përbërë rreth 5% të kapitalit të angazhuar. Ndërsa, 179 shoqëri (ose rreth 60.7% e rasteve) zotërojnë të gjithë paketën e aksioneve në një SHA (100%), duke përbërë rreth 87.4% të kapitalit të angazhuar nga subjektet juridike.
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Paketat kontrolluese të aksioneve që kanë Shoqeritë Aksionere në SHA-të në Shqipëri
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Sipas hulumtimit rezulton se persona juridikë janë aksionare në strukturën e kapitalit të 227 SHA në 295 raste në total. Vlera totale e kapitalit themeltar të këtyre subjekteve aksionare është në nivelin e 2 037 milionë eurove, ose rreth 70.5% të totalit të kompanive që operojnë, ndërsa pjesë tjetër mbetet në zotërim të personave fizikë (individë aksionarë).
Lista e Shoqërive Tregtare që janë aksionere në SHA-të e Shqipërisë (forma ligjore, vendi i origjines, kapitali) deri në Qershor 2014
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA