Open Data Albania po hulumton mbi Buxhetin e parashikuar për kontratat PPP koncesione sipas Ministrive, Plani viti 2021. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia e Tiranës janë katër autoritetet publike që kanë portofol dhe buxhet të planifikuar për pagesa me përfitues shoqëri koncesionare gjatë 2021. Nga 13 Kontrata Koncesionare PPP me mbështetje Buxhetore të planifikuara në Buxhetin e Shtetit 2021, janë gjashtë kontrata në portofolin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; katër për Ministrisë së Shëndetësisë ; një shoqëri koncesionare PPP ka si autoritet kontraktor Ministrinë e Financave dhe dy të tjera i përkasin Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me një ministri.


Të dhënat: MFE (2020), relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Vlera totale e pagesave për kontratat koncesionare PPP që janë planifikuar për tu paguar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 është 14 432 692 000 (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë). Pesha në vlerë parash të parashikuara nga Buxheti për Kompani Koncesionare PPP sipas Ministrisë autoritet kontraktues pra palë në kontratën koncesionare, qëndron tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila ka 43% të portofolit koncesionar ose në vlerë janë 6 166 232 000 Lekë. Kontratat ku ajo është autoritet kontraktor dhe palë në kontratë dhe do të mbështeten financiarisht në buxhetin e këtij viti janë:  Ndërtim Operim Transferim i Inceneratorit për Përpunimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisë Elbasan me shoqëri zbatuese AlbTekEnergy dhe me pagesa në Thesar për periudhën 2019 e vijim; Ndërtim Operim dhe Transferim i Inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të bashkisë së Fierit zbatuar nga shoqëria Integrated Technology Waste Treatment me pagesa në Thesar për periudhën 2019 dhe vijim;  Ndërtim Operim i Rrugës së Arbrit zbatuar nga Gjoka 87 me pagesa në Thesar Periudha 2019 e vijim; Ndërtim Operim dhe Mirëmbajtje rruga Milot Morinë zbatuar nga shoqëria Albanian Highway Concession me pagesa në Thesar për 2019 dhe vijimësi; Ndërtim dhe Operim i Rrugës Porti i Jahteve By Pass Orikum Dukat kontratë e zbatuar nga shoqëria me të njëjtën emër ; Ndërtim Operim i Rrugës Milot Balldre e zbatuar nga shoqëria Bardh Konstruksion . Për secilën nga këto kontrata gjatë vitit 2021 mund të bëhet verifikim i pagesave përmes shërbimit Transaksione Thesari duke vendosur në rubrikën e kërkimit emrin e shoqërisë përfituese


Të dhënat: MFE (2020), relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: MFE (2020), relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pas Ministrisë së Infrastrukturës si Autoritet Kontraktor me portofol para publike për Kontrata Koncesionare vjen Ministria e Shëndetësisë me 32%  të totalit planifikim vjetor për koncesionet ose 4 640 516 000 Lekë. Katër koncesionet e saj janë Kontrolli Bazë i Popullsisë zbatohet nga shoqëria 3P Life Logistic pagesat për të cilën bëhen  përmes Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor; Ofrimi i Setit të Personalizuar të Instrumenteve Kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimesh në sallat kirurgjikale trajtimi mbetjeve biologjike dhe dizefektimi i sallave zbatuar nga shoqëria Saniservice; Kontrata për Ofrimin e Shërbimit të Dializës zbatuar nga shoqëria DiaVita dhe Kontrata për Ofrimin e Shërbimit Laboratorik Spitalor e cila zbatohet nga shoqëria Laboratory Networks .


Të dhënat: MFE (2020), relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e financave është autoritet kontraktor për një kontratë me vlerë totale prej 1 580 698 Lekë ose 11% të buxhetit të shtetit të planifikuar për Koncesione PPP. Bëhet fjalë për marrëveshjen koncesionare me titull Financim, Ngritje dhe Operim i Shërbimit të Skanimit të Kanteinerëve e Automjeteve të Tjera në Reublikën e Shqipërisë kontratë që zbatohet nga S2 Albania pagesa në Thesar për këtë kontratë koncesionare janë për vitin 2019 deri shkurt 2020 në vlerën 1 934 631 513 Lekë (një miliard e nëntëqind e tridhjetë e katër milion e gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e trembëdhjetë).

Bashkia e Tiranës është e angazhuar në dy koncesione me  buxhetim publik në njërën prej tyre është në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka një vlerë prej 11% konkretisht bëhet fjalë për Inceneratorin e Tiranës kontratë që zbatohet nga shoqëria Integrated Energy BV SPV e cila ka pagesa korrente të vazhdueshme në Thesar. Po njësoj në rastin e Projektit për shkolla koncesionare njohur ndryshe si Përmirësimi i Infrastrukturës Shkollore Bashkia e Tiranës është autoriteti kontraktor kryesor ndërsa Ministria e Arsimit është pjesë e këtij programi. Deri tani kemi dy marrëveshje të njohura si marrëveshje për Shollat Koncesionare , projekt për të cilin banorët dhe rezidentët në tiranë paguajnë Taksën për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore si një taksë e veçantë dhe e përkohshme. Shoqëri që zbatojnë këtë program janë Shoqëria Koncesionare Z. M. A dhe Shoqëria Koncesionare Tirana 4.

Organizata AIS ka krijuar një regjistër databazë me të dhëna për të gjitha shoqëritë që zbatojnë kontrata koncesionare PPP. Në databazë shfaqet informacion mbi objektin, zotëruesit, përfaqësuesit, kapitalin, klauzola të investimit, performanca ekonomike etj. Gjithashtu për secilën shoqëri jepet informacion edhe për procedurën e kontraktimit sikurse listohen dokumente si kontrata anekse statute e të ngjashme. Regjistri Koncesionar është Pjesë e Open Corporates Albania. Databaza të tjera janë Transaksione Thesari me pagesa buxhetore për të gjitha autoritetet dhe përfituesit; Prokurime Transparente të dhëna dhe dokumenta për tendera publik; Magjistra.Al me dokumente dhe të dhëna për Individ pjesë e sistemit të drejtësisë; Para dhe Pushtet deklarime pasurore të funksionarëve të lartë publik.

Shkarko excel: Portofoli Koncesionar PPP sipas Ministrive Parashikime Buxheti 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania