Baza Ligjore:

  • Ligji nr.139/2015 ”Për qeverisjen vendore” i ndryshuar;
  • Ligji nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”;
  • Ligji nr.137/2020 “Për Buxhetin e vitit 2021” i ndryshuar;
  • Akti Normativ nr.9, datë 16.12.2019 “ Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” miratuar me Ligjin nr.97/2019;
  • VKM nr.750, datë 27.11.2019 “ Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë” i ndryshuar;
  • VKM nr.904, datë 24.12.2019 “ Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”;
  • VKM Nr.5 datë 6.1.2020 “ Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” i ndryshuar;
  • VKM nr. 189 datë 25.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vorë”;
  • VKM nr. 205 datë 25.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale, në bashkitë Durrës dhe Kavajë”;
  • VKB nr. 47 datë 29.05.2020, Bashkia Durrës “Për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2 dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit”;
  • VKB nr.59 datë 20.04.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dymbëdhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.50 datë 14.04.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së njëmbëdhjete me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.15 datë 22.02.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dhjete me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  • VKB nr.11 datë 04.02.2021, Bashkia Durrës “Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nënte me subjektet përfitues të Programit të Grantit për Rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”;
  •  VKB nr. 43 date 31.03.2021, Bashkia Durrës – Për përdorimin e fondit prej 926 ,449,664 lekë të përfituar në formën e transfertës së pakushtëzuar nga Fondi i Rindërtimit i Buxhetit të Shtetit të vitit 2021.;
  • Urdhri nr.180 datë 12.03.2020 të zëvendëskryetarit të Bashkisë Durrës “Për ngritjen e zyrës së posaçme të rindërtimit, rikonstruksionit dhe të rimëkëmbjes ekonomike pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve, Shërbimit Veterinar dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës”.

Sipas 4 Vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës (VKB nr.11, 15, 50, 59 të vitit 2021) është vendosur miratimi i dhënies së ndihmës financiare për subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave që u dëmtuan nga Tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Numri total i subjekteve përfitues është 4 294 individë me një vlere totale të përfituar  prej 1 402 500 000 lekë.

Shënim: Masat e grantit për rikonstruksion/riparim banesash të përcaktuara sipas VKB nr.47 dt. 29.05.2020 janë :

  • Për nivelin e dëmit DS1, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 100 000 lekë.
  • Për nivelin e dëmit DS2, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 250 000 lekë.
  • Për nivelin e dëmit DS3, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 500 000 lekë.

Pagesat në thesar të Bashkisë Durrës ju mund ti gjeni duke klikuar në portalin spending.data.al rubrika Transaksione Thesari.

Në makinën e kërkimit mund të vendosni institucionin buxhetor Bashkia Durrës. Gjithashtu kërkim më të detajuar mund të bëni duke përdorur filtrat për datën e regjistrimit dhe ekzekutimit të pagesës.

Në filtrin e kërkimit “Keywords” mund të bëni kërkim me fjalën tërmet; fjala rindërtim ose fjala grant.  

Më poshtë gjenden të pasqyruara 4 lista sipas VKB- përkatëse me të dhëna për subjektet përfitues të grantit:

  • VKB Nr.59 dt. 20.04.2021 -Bashkia Durres – Lista e dymbedhjete me subjektet perfitues te programit te grantit per rikonstruksionin e banesave te demtuar si pasoje e demeve te shkaktuara nga fatkeqesia natyrore e termetit te dates 26 nentor 2019.

  • VKB Nr.50 dt 14.04.2021 -Bashkia Durres – Lista e njembedhjete me subjektet perfitues te programit te grantit per rikonstruksionin e banesave te demtuar si pasoje e demeve te shkaktuara nga fatkeqesia natyrore e termetit te dates 26 nentor 2019.

  • VKB Nr.15 dt 22.02.2021 -Bashkia Durres – Lista e dhjete me subjektet perfitues te programit te grantit per rikonstruksionin e banesave te demtuar si pasoje e demeve te shkaktuara nga fatkeqesia natyrore e termetit te dates 26 nentor 2019.

  • VKB Nr.11 dt 04.02.2021 -Bashkia Durres – Lista e nente me subjektet perfitues te programit te grantit per rikonstruksionin e banesave te demtuar si pasoje e demeve te shkaktuara nga fatkeqesia natyrore e termetit te dates 26 nentor 2019.
Shkarko excel: Përfitues individë Rikonstruksione pas Tërmetit Shkurt – Prill 2021, Lista Kryefamiljarë Bashkia Durrës 2021.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania