Në vijim të artikullit publikuar në datë 11 maj 2021 për Bashkinë Lezhë, “Kryefamiljar Përfitues të granteve Rindërtim Janar – Prill 2021 VKB 17 dhe 20”, Open data Albania publikon të plotë listën emërore të subjekteve përfitues të granteve të rindërtimit sipas VKB-ve të miratuara nga Bashkia Lezhë për periudhën shkurt – prill 2021.
Open Data Albania përmes një kërkesë zyrtare për informacion drejtuar Bashkisë ka aksesuar listën e përfituesve pjesë e VKB-ve 25, 49 dhe 80 të 2021 për të cilët nuk ishte i publikuar informacioni i plotë online.
Numri total i subjekteve përfitues sipas VKB-ve më lart është 92 persona nga të cilët 50 kanë zgjedhur që ndërtimin e banesave ta bëjnë vetë (VKB 25/2021 dhe 80/2021) dhe 42 kanë zgjedhur që ndërtimi të bëhet nga autoriteti shtetëror i caktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKB 49/2021).
Në Vendimin e Këshillit Bashkiak, nuk jepet si informacion se çfarë lloj mase granti përfitojnë subjektet e listave më sipër. Numri total i përfituesve të granteve të rindërtimit për Bashkinë Lezhë – periudhën shkurt – prill 2021 ( përfshirë këtu dhe VKB 17/2021 dhe VKB 20 / 2021 ) është 238 persona. Në këtë artikull janë vetëm 92 Kryefamiljar për të cilët është parashikuar Proces Rindërtimi i banesave si DS4 dhe DS5 dhe Listat janë publikuar me Kërkesë për Informim. Përfitues të tjerë janë në artikullin e mëparshëm. Vlerat e grantit të rindërtimit për nivel dëmtimi DS4 dhe DS5 sipas parashikimeve të VKB-në Nr.18 datë 04.02.2021 të Bashkisë Lezhë janë: për familje deri në 2 anëtarë – përfitohet banesë individuale me strukturë 1+1 me vlerë granti 2 236 552 lekë; për familje 2 deri në 4 anëtarë – përfitohet banesë individuale me strukturë 2+1 me vlerë granti 2 613 358 lekë dhe për familje 5 e më shumë anëtarë – përfitohet banesë individuale me strukturë 3+1 me vlerë granti 3 424 758 lekë.
Njësia Administrative Kallmet renditet e para për nga numri i përfituesve me 28 persona, duke vazhduar me njësinë Shënkoll – 12 përfitues dhe me radhë siç paraqiten në grafikun më poshtë:
Sipas Transaksione Thesari nga Bashkia Lezhë janë paguar në total 670,734,035 lekë ( kërkim me fjalën grant për institucion buxhetor Bashkia Lezhë janar 2020-maj 2021).
Ndërsa pagesa të ekzekutuara për data zgjedhore 25 mars 2021 – 25 prill 2021 shkojnë në një total prej 279,779,180 lekë.
Shkarko excel: Bashkia Lezhë, Përfitues Grant Rindërtimi DS4 dhe DS5 Shkurt – Prill 2021 VKB 25, 49, dhe 80/2021Comment and Analysis: Open Data Albania