Opena Data Albania publikon listën e subjekteve përfitues nga programi i zhvillimit të objekteve të reja sipas VKB 17/2021 dhe VKB 63/2021 të miratuar nga Këshilli i Bashkisë Tiranë.
Programi i zhvillimit të objekteve të reja është pjesë e procesit të rindërtimit i cili përbëhet nga: zhvillimi i objekteve dhe/ose zonave të reja dhe i infrastrukturës publike nga autoritetet shtetërore; zhvillimi i objekteve dhe/ose zonave të reja dhe infrastrukturës publike nga donatorët; rindërtimi i objekteve të shembura nga fatkeqësia natyrore në të njëjtin truall dhe bashkëpunimi për ndërtime me sektorin privat (nenet 19-22 të Aktit normativ nr.9 të 2019).
Zonat e reja për zhvillim qe prekin VKB e mësipërme në të cilat do ndërtohet janë Njësia Administrative nr. 6, zona Kombinat e cila ka dhe numrin më të madh të përfituesve – 269 subjekte; Njësia Administrative Baldushk me 31 përfitues; Njësia Administrative Pezë me 22 përfitues dhe Njësia Administrative Ndroq 13 përfitues.
Sipas Transaksione Thesari nga Bashkia Tiranë janë paguar në total 848 589 220 lekë (kërkim me fjalën kyçe grant për institucion buxhetor Bashkia Tiranë janar 2020-maj 2021).
Ndërsa pagesa të ekzekutuara për data zgjedhore 25 mars 2021 – 25 prill 2021 shkojnë ne një total prej 124 915 000 lekësh.
Shkarko excel: Bashkia Tiranë – Përfitues nga programi i zhvillimit të objekteve të reja – Shkurt – Prill 2021.Comment and Analysis: Open Data Albania